Pentagoni do të shpërndanë 500 spiunë jashtë shtetit
Pentagoni po planifikon për të shpërndarë deri në 500 spiunë të fshehtë në vende të ndryshme jashtë shtetit, pas një rishikimi të pakësimit të numrit të agjentëve, thotë një raport.
Shifra është afërsisht gjysma e asaj të vitit 2012, kur u njoftua formimi i Shërbimit të Fshehtë i Mbrojtjes, raportoi gazeta The Washington Post të dielën.
Raporti tha se projekti, i cili mund ta kundërshton CIA-n, u shkallëzua përsëri nën presion nga ligjvënësit që ankohen dhe pyesin për qëllimin e saj dhe çmimin, koston.
Fillimisht, plani ka kërkuar dërgimin e më shumë si 1.000 spiunëve të fshehtë për të punuar së bashku me CIA-n dhe Komandën e Operacioneve të Përbashkëta Speciale të Ushtrisë së SHBA-së , shtoi raporti.
Me rishikimin e ri, shumicës së spiunëve do t’u jepen detyra që do të përqendrohem më hollësisht në grumbullimin e të dhënave për Departamentin e Mbrojtjes të SHBA.
Tha një ish-zyrtar i zbulimit amerikan në kushte anonimiteti se rishikimi synon të qëndroi një numër , i vogël, por të jetë shumë efektiv.
Ai shtoi se agjentë të fshehtë do të dërgohen në vende shumë të vështira anembanë botës, duke përfshirë edhe pjesë të Afrikës dhe Lindjes së Mesme.
Ndryshimi përfaqëson një tërheqje nga ana e zyrtarëve të Pentagonit që kishin kërkuar për të transformuar një shërbim spiunazhi si dorë e dytë e CIA-s, tha gazeta The Post në raportin e saj.