Fitore e republikanëve në Kongresin e SHBA-së
Dje në SHBA-të janë mbajtur zgjedhjet për Kongresin amerikan. Sikurse që është prit, kjo ishte dita e fitore së madhe të Partisë Republikane dhe dita e humbjes së madhe të kryetarit Barack Obama që nga viti 2008.
Republikanët kanë rimarrë kontrollin në Senat për here të pare nga viti 2006. Kandidatët republikan arritën të përmbysin demokratët nga pushteti në disa shtete federale, duke përfshirë shtetet: Arkansas, Kolorado, Montana, Dakota Jugore, Virgjinia, Karolina Veriore dhe Iowa. Kjo ishte e mjaftueshme për të marrë Senatin në të cilin tani republikanët kanë 52 vende, ndërsa demokratët 45. Republikanët gjithashtu kanë mbajtë shumicën edhe në dhomën e poshtme, atë të Dhomës së Përfaqësuesve për 8 vende shtesë më shumë.
Kjo është humbja e madhe e Obamasë dhe Shtëpisë së Bardhë. Zgjedhjet e djeshme do të shënojnë dy vitet e mbetura të Barack Obamas në pushtet. Kontrolla e republikanëve në Kongres për Obamën do të thotë që pa mëdyshje Obama do të jetë kryetari”më i dobët” se që ishte gjer tani pasi që republikanët do të mund të bllokojnë çdo gjë që nuk ju përshtatet. Kur është fjala për politikën e jashtme, zgjedhjet e djeshme mund të kenë ndikim të madh. Në të vërtetë, me fitoren e republikanëve zëri i anëtarit të tyre të zëshëm do të jetë më me ndikim, Fjala është për senatorin John Mc Cain. Pritet që në janar të merr Këshillin e fuqishëm të shërbimeve ushtarake pranë Senatit amerikan. Lajmet e këqija për SHBA-në dhe botën është fuqizimi i senatorit republikan me ndikim John Mc Cain. Ai gjer tani ishte një kritik i zëshëm i administratës së Obamasë duke kërkuar çdo here përgjigjen më ” të rreptë”në krizat ndërkombëtare, çoftë për luftën në Siri apo Ukrainë. Si kryetar i Këshillit të fuqishëm do të ketë autorizime të caktuara. Për shembull, mund të thërras në dëgjim publik zyrtarët e Pentagonit lidhur me sqarimet e strategjisë luftarake me Sirinë. Me fjalë tjera do të jetë në gjendje që të formësojë strategjinë dhe të insistojë në agjendat vetanake, e ajo ka të bëjë me konfrontimin dhe eskalimin e luftës,sikurse , zhvendosja e opinionit publik nga ISIS-i në ushtrinë siriane.
Humbja e Obamasë do të thotë që republikanët do të qepin më tepër politikën e tij gjatë dy viteve të ardhshme dhe ai aty nuk mund të bëjë shumë. Popullariteti i tij është i ultë, vetëm 40% të amerikanëve e përkrahin për momentin Obamën, që ishte arsyeja më e madhe e triumfit të republikanëve për Kongresin amerikan.