Amerike

“Nuk kam kërkuar falje Erdoganit”

Nënkryetari amerikan Joe Biden ka shkaktuar reagimet e ashpra në Ankara gjatë kohës së një deklarimi të tij publik muajin e kaluar, kur ka sugjeruar që aleatët amerikan në rajon janë në të vërtet “problem” pasi të njëjtët bashkëpunojnë me terroristët kundër Damaskut. Në atë rast, Bideni ka deklaruar:” Aleatët tanë në rajon janë problem më i madh rreth Sirisë. Turqia, Arabia Saudite dhe Emiratet e Bashkuara Arabe kanë qenë aq të prirë të rrëzojnë Asadin, me ç’rast kanë krijuar luftën sunito-shiite, dhe se nëpërmjet ndërmjetësueseve kanë dërguar qindra milion dollar dhe dhjetëra ton armatim të gjithë atyre të cilët kanë qenë të gatshëm të luftojnë kundër Asadit. Neve nuk arritëm t’i bindim ata që duhet të ndalin mbështetjen për këto grupacione. Rezultati i kësaj politike tani është i dukshëm pasi që i bie se ata kanë armatos Frontin al Nusra dhe al Kaidën, e kjo ka sjell krijimin e ISIS-it”. Së shpejti pas këtyre deklaratave, burimet amerikane, duke përfshirë edhe Shtëpinë e Bardhë, kanë deklaruar se nënkryetari Biden në bisedën telefonike me Erdoganin i ka kërkuar ndjesë për qëndrimet e t’ia të cekura.

 

Nënkryetari amerikan, Joe Biden, tani mohon dhe thekson se nuk është e vërtet se i ka kërkuar falje Erdoganit, veçse i ka “qartësuar” qëndrimet e t’ia.

 

“Jo, nuk i kam kërkuar falje”. Kurrë nuk jam penduar. E njoh mirë. E kam thirr dhe i kam thënë se ajo që ka qenë e emituar nuk i përgjigjet asaj që kam thënë, dhe i kam thënë atë se çfarë kam deklaruar”, ka thënë Joe Biden në bisedën e djeshme për CNN.

 

Disa kontradikta të qarta këtu janë prezent. Në të vërtet, në fillim të muajit të kaluar nga Shtëpia e Bardhë kanë porositur se nënkryetari Biden

“ ka kërkuar ndjesë” Erdoganit për qëndrimet e t’ia të shprehura. Por, tani Bideni demanton zëdhënësin e Shtëpisë së Bardhë  se ka pas kërkim falje apo ndjesë dërguar kryetarit të Turqisë, Rexhep Tajib Erdoganit.