Dy luftëtarë sauditë vdesin në Kobani
Bombardimi i fundit i Aleatëve në objektivat e Shtetit Islamik në Kobani ka vrarë dy luftëtarë sauditë në mesin e shumë të tjerëve, njoftoi e përdishmja arabe me qendër në Londër.
Dy shtetas sauditë ishin duke luftuar për ISIS-in kundër kurdëve në Kobani në kufirin turko-sirian. Ata janë identifikuar, emrat e tyre janë: Muhammed Al-Shahin dhe Saleh Al-Kobaisy.
Muhammed Al-Shahin, i njohur, gjithashtu, Sattam al-Xhezairi, ishte një nga anëtarët e hershëm në frontet e luftimeve në Siri dhe u bashkua me radhët e militantëve në qytetin verior të Sirisë, në Aazaz, dy vjet më parë.
Ai u paraqit vullnetarisht për shpërthime vetëvrasëse dhe kishte makina të ngarkuara me eksploziv por disa herë e shtyri afatin pa arritur qëllimin e tij.
Muhammed Al-Shahin u dërgua në Kobani për të luftuar kundër kurdëve, por ai u kthye pa përfunduar detyrën e tij. Ndërsa nisej për qytetin Xharabuls, në verilindje të Halebit, ai u plagos në një shpërthim mine e cila detyroi atë që të kthehen në Kobani. Me ardhjen e tij në zonën e betejës, ai u vra nga një bombardim i Aleatëve të enjten në mbrëmje. Shoku i tij, terrorist, Saleh Al-Kobaisy vdiq, gjithashtu, në të njëjtin incident, thuhet në raport.