Universiteti Al-Mustafa zhvillon Olimpiadën e Kur’anit dhe Hadithit
Edicioni i 20-të i Olimpiadës së Kur'anit dhe Hadithit të Universitetit Al-Mustafa është duke u mbajtur në Iran dhe 40 vende të tjera.
Drejtori i Departamentit të Universitetit të Kur'anit dhe Hadithit tha se Olimpiada do të mbahet në degët Universitetit Al-Mustafa në vende të ndryshme deri në janar të vitit të ardhshëm.
Drejtori, Hussein Assadi, shtoi se Olimpiada ka filluar disa javë më parë në ditën e Festës së al-Kadirit dhe do të vazhdon deri në janar të vitit të ardhshëm, ku do të përfundon me një ceremoni.
Ai vuri në dukje se Olimpiada mbahet tre seksione, përkatësisht në Mësime Islame (me shkrim), me gojë dhe hulumtim.
Sipas zyrtarit, numri i vendeve mikëpritëse të Olimpiadës në vitin e kaluar ishte 32.
Çdo vit, mijëra studentë të universitetit marrin pjesë në Olimpiadën Ndërkombëtare, e cila ka për qëllim promovimin e mësimeve të Kuranit të Shenjtë dhe Islamit.