Rusia

Ukraina, Rusia dhe BE arritën marrëveshje për furnizimin me gazë

Rusia, Ukraina dhe Bashkimi Evropian kanë nënshkruar marrëveshjen për gaz me të cilën sigurohet furnizimi me gaz rus gjer në muajin mars të vitit 2015. Marrëveshja është arritur pas disa raunde bisedimesh në Bruksel. Marrëveshjen e kanë nënshkruar ministri rus i energjetikës Aleksandar Novak,ministri i energjetikës Jurij Prodan dhe nënkryetari i Komisionit Evropian i ngarkuar për energjetikë, Guenter Oettinger. Në nënshkrimin e marrëveshjes ishte i pranishëm edhe kryetari i Komisionit Evropian, Jose Manuel Barroso. Sipas marrëveshjes Ukraina do të fitojë gaz nga Rusia gjer në fund të marsit me çmimin prej 378 dollar për 1000 metra kub. Gjatë konferencës për shtyp me rastin e nënshkrimit të marrëveshjes për gaz, Oettinger ka theksuar se Ukraina është e gatshme”menjëherë” të paguaj Rusisë 1,45 miliard dollar të borxhit të gazit. Borxhi i përgjithshëm arrin në 3,1 miliard dollar amerikan, Oettinger theksoi se Kievi do të jetë në gjendje të paguaj borxhin e gjithëmbarshëm gjer në fund të vitit të ardhshëm. Por që rezultati i përgjithshëm do të varet nga gjyqi i arbitrazhit në Stokholm në të cilin është duke u proceduar kontesti në mes Kievit dhe Moskës. Ukraina nuk ka para, por do të merr nga Fondi Monetar Ndërkombëtar dhe Bashkimi Evropian, ka theksuar Oettinger.”Përparësia e Ukrainës është në atë se ajo ka vërtetuar rolin e saj të partnerit përgjegjës në qendër të Evropës, ndërsa programet e FMN-së dhe BE-së do të shfrytëzohen për pagesën e borxhit të gazit”, tha ai.

 

Përfaqësuesi rus në ceremonialin e nënshkrimit,ministri Aleksandar Novak,theksoi se Moska i ka dhënë Kievit zbritjen shtesë në shumën prej 100 dollar në1000 metra kub. Çfarë do të ndodhë pas marsit,nuk është e njohur. Novaku theksoi se për atë akoma nuk kanë biseduar, por çmimi do të jetë i njëjtë, ai i arritur 485 dollar për 1000 metra kub, në qoftë se nuk arrihet ndonjë marrëveshje shtesë. Është e qartë se marrëveshja është arritur duke falënderuar Bashkimit Evropian i cili ka konfirmuar Rusisë se do të jep para Ukrainës për pagimin e borxhit. Gazpromi rus ka insistuar në atë se delegatët e tyre kanë braktisur bisedimet e mëparshme në Bruksel pasi që nuk ka kuptim të bisedohet gjersa nuk zgjidhet çështja e parasë për pagimin e borxhit. Barroso ka lavdëruar arritjen e marrëveshjes duke thënë:” Ky është hap i rëndësishëm për sigurinë energjetike të kontinentit evropian. Nuk ka më arsye që për popujt e Evropës të ketë acar gjatë këtij dimri”.

Kievit i nevojitet 4 miliard metra kub gaz rus për mbijetesë gjatë dimrit,ndërsa rreth 15% të gazit rus për Evropë kalon nëpër Ukrainë.


{# Photos as tiles (one photo: full width). Each links to its original, which site.js opens in a full-screen viewer; without the script the link simply opens the image. #}