Përkrahje për Shejh el-Nimr-in në Shtetet e Bashkuara të Amerikës
Tubime protestuese janë mbajtur në qytete të ndryshme të Shteteve të Bashkuara të Amerikës kundër dënimit të padrejtë për një autoritet fetar musliman shi’it në Arabinë Saudite.
Protestuesit kanë dënuar dënimin me vdekje për imamin e shquar, Shejh Nimr el-Nimr, sipas njoftimeve të mediave sociale.
Shejh Nimr el Nimr kohët e fundit u dënua me vdekje nga Gjykata Penale në kryeqytetin e Arabisë Saudite, në Riad.
Përkrahësit e Shejh el-Nimr në Çikago treguar mospëlqimin e tyre për dënimin me vdekje për Shejhun e pafajshëm dhe bënë thirrje për lirimin e tij.
Përkrahësit e Shejhut kanë demonstruar edhe pranë konsullatës Saudite në Los Anxhelos.