Kulturë

Konferencë Ndërkombëtare rreth Përkthimeve të Kur’anit

Një konferencë ndërkombëtare është planifikuar të mbahet në Teheran në fund të këtij viti për të shqyrtuar përkthimet e Kur'anit në gjuhë të ndryshme.

 

 Qendra Hulumtuese e Përkthimeve e Univeristetit Allameh  Tabatabai në Teheran, Iran, do të organizoi një Konferencë Shkencore, tha drejtori i Qendrës, Hussein Mullanazar.  

 

Ai shtoi se Organizata e Kulturës Islame, Forumi për Afërsinë e Shkollave Islame të Mendimit, Tarxhuman-e Vahy (Përkthimi i Zbulesës), Universiteti Hazreti Masoumeh dhe Qendrëa për Përhapjen e Mësimeve Islame dhe Humane do të bashkëpunojnë në mbajtjen e Konferencës më 15-19 dhjetor 2014 , njoftoi Agjencia IRNA.     

 

Duke nënvizuar nevojën për analizë shkencore të përkthimeve të  Kur'anit, Hussein Mullanazar tha se në konferencë do të diskutohet rreth përkthimeve të Librit të Shenjtë, Kur’anit, në tetë gjuhë, duke përfshirë gjuhën persishte, anglisht, spanisht, frëngjisht, turqisht dhe gjuhën kineze.

 

Konferenca, gjithashtu, synon të promovojë lidhjet akademike midis studiuesve muslimanë nëpër botë dhe të studiuesve në fusha Kur'anore, tha në përfundim Hussein Mullanazar.