İran

Mbi 17.000 studentë iranianë do të kryejnë umren këtë vit

Deri në fund të vitit aktual kalendarik Iranian (i cili përfundon më 20 mars 2015), 17.500 studentë të universiteteve të Iranit do të kryejnë umren.  

 

Sipas Bixhan Lutfi, zyrtar për marrëdhënie me publikun dhe në Komisionin për Umre, më shumë se 190.000 studentë janë regjistruar për Umre deri tani.

 

Ai tha se regjistrimi ka filluar më 19 tetor 2014 dhe do të vazhdojë deri më 1 nëntor 2014.

 

Umre, e cila është e njohur përgjithësisht si  ”Haxhillëku i Vogël”, është një udhëtim për në qytetin e shenjtë të Mekës në muaj të ndryshëm të vitit, përveç muajit të Haxhit, Dhul-Hixhxhe.


{# Photos as tiles (one photo: full width). Each links to its original, which site.js opens in a full-screen viewer; without the script the link simply opens the image. #}