Kulturë

Radio Kur’ani e Iranit me programe Kur’anore në shtatë gjuhë

Radio Kur’ani e Iranit ka filluar prodhimin e programeve Kur'anore në shtatë gjuhë.  

 

Programet janë në anglisht, frëngjisht, gjermanisht, spanisht, turqisht, arabisht dhe në gjuhën suahili, njoftoi Agjencia e Lajmeve Fars.

 

Këto programe do t’u dhurohen Radiove Islamike në vende të tjera të cilat do të transmetohen në muajin e shenjtë të Ramazanit të vitit të ardhshëm (Qershor- korrik 2015).

 

Këndimi i Kur'anit, interpretimi apo komentimi, si dhe mësimet e Kur’anit janë përmbajtjet kryesore të programeve kur’anore.

 

Këto programe janë përgatitur në bashkëpunim me Organizatën për Kulturë Islame dhe Marrëdhënie Kulturore si dhe me Universitetin Ndërkombëtar Al-Mustafa.