Tre hapa drejt rrugës evropiane
Bosnja dhe Hercegovima është shtet evropian. Nuk ka asnjë dyshim se vendi i saj i merituar është në Bashkimin Evropian. E di që shumica absolute e saj është me qëndrim të njëjtë. Nga ky shkak Bashkimi Evropian, sikurse gjer tani,vazhdon me angazhimin aktiv në ofrimin e ndihmës BeH-së. Nga rindërtimi i infrastrukturës pas luftës Bashkimi Evropian ka investuar 1 miliard KM nga viti 2007 në avansimin e shërbimeve arsimore, juridike, administrative dhe sociale e gjer te ndihma e dhënë gjatë dhe pas vërshimeve në BeH. Ne jemi me juve. Personalisht, ishte nder për mua për të ndihmuar gjatë tri viteve të kaluara që ardhmëria evropiane të bëhet realitet në BeH. Çdo miqësi të cilin e kam fituar dhe çdo bisedë të cilin e kam pasë kanë lënë përshtypje të thella për rëndësinë e projektit të Bashkimit Evropian për Bosnjën dhe Hercegovinën.
Në fillim, puna në këtë vend ka nënkuptuar detyrat konkrete të cilët janë
realizuar, sikurse inkurajimi në themelimin e pushtetit, të miratimit të buxhetit,
të themelimit të Këshillit për ndihmën e shtetit për sigurimin e kryerjes së
regjistrimit të popullsisë. Është me rëndësi të ceket se mendoj që Bashkimi
Evropian dhe Bosnja e Hercegovina tani më mirë njihen në mes vete. Ju e dini se
çfarë duhet bërë që vendi të afrohet Bashkësisë Evropiane, e neve kemi njohuri
më të mira për mundësitë e Bosnjës dhe Hercegovinës.
Pa hezitim do të them se nuk kam
kurrfarë dyshime se atë mund të bëni në rast se dëshironi. E neve ju duam në
anëtarësim në Bashkimin Evropian. Përmbajta e raportit më të ri të Komisionit
Evropian për përparimin e BeH-së nuk paraqet kurrfarë befasie. Raporti definon
pamjen e qartë të ngecjes momentale, të cilëve duhet shtuar protestat në fillim
të vitit, pastaj vërshimet, e të gjitha në kontekst të përparimit real të
vendeve tjera të rajonit. Pamja e zbehtë. Por kjo pamje më nxit të shtroj
pyetjen, të cilën të gjithë neve duhet shtruar, e ajo është, si të inicojmë
gjërat të ecin përpara? Procesi i integrimeve evropiane në të vërtet është
plani të cilin Bosnja dhe Hercegovina, e posaçërisht liderët e saj të tanishëm
dhe të ardhshëm do të duhej ndjekur. Jam i mendimit që para neve janë tri hapa
prioritare.
E para, të fillohet me përparimin e jetës së njerëzve në vend duke zbatuar reformat ekonomike dhe sociale. Të bëjmë BeH-në më tërheqëse për investitorët. Për shembull, duke zvogëluar burokracinë e nevojshme për themelimin e ndërmarrjeve, si dhe mundësinë që njerëzve të talentuar dhe të zellshëm të përparojnë pa pengesa dhe të ndihmojnë prosperitetin e vendit dhe në ardhmëri, kur të jetë pjesë e Bashkimit Evropian. Ekzistojnë propozimet e qarta për zgjidhjen e kësaj çështjes, të cilët janë të inkorporuar më Marrëveshjen për zhvillim dhe punësim. Ajo është thelbi i administrimit të mire, e jo deklaratat protokollare dhe fotografimet e pafundme për media. Është interesant se hulumtimet e opinionit publik në BeH të kryera para zgjedhjeve në 1000 anketues, e për nevojat e Bashkimit Evropian, tregojnë se 89% të anketuesve theksuan se partitë politike nuk merren me çështjet thelbësore. 78% të anketuesve mendojnë se partitë politike nuk kanë pas propozimet të mira për ekonomi. Në hulumtimin e veçantë, të cilën e ka bërë Gallupi, theksohet se pushtetin vendor në këtë vit e kanë mbështet vetëm 8% të banorëve. Të dhënat tregojnë për nevojën e ndryshimit të politikës në Bosnjë dhe Hercegovinë dhe fokusimin e tyre në çështjet me interesa jetike për popullsinë, sikurse atë të papunësisë dhe të veprimit.
E dyta, Bosnja dhe Hercegovina duhet të harmonizojë mënyrën e koordinimit të pushtetit vendor që të mund të zbatohen detyrimet nga procesi i integrimeve. Bashkimi Evropian do të pranojë Bosnjën dhe Hercegovinën vetëm si shtet unik, dhe kjo nuk do të ndryshojë, dhe se pushteti i BeH-së duhet të gjejë mënyrën e koordinimit i cili do të pasqyrojë strukturimin e vendit dhe njëkohësisht të sigurojë zërin unik të Bosnjës e Hercegovinës ndaj Bashkimit Evropian.
Dhe e treta, Bosnja dhe Hercegovina duhet të tregojë seriozitetin në përmbushjen e të gjitha detyrimeve ndërkombëtare. Si kur është fjala për zbatimin e aktgjykimeve të gjyqeve ndërkombëtare ashtu edhe në respektimin e marrëveshjeve të nënshkruara. Kjo është me rëndësi për reputacionin dhe suksesin e kryer të Bosnjës dhe Hercegovinës.
I theksova këto tre hapa për shkak të nevojave objektive të BeH-së që duhet bërë. Këto hapat janë rrugë e vërtetuar për prosperitetin dhe anëtarësim në Bashkimin Evropian. Është e nevojshme mirëkuptimi i qartë në vend, që Bashkimi Evropian nuk i pranon në gjirin e e vet vendet të cilët nuk janë në gjendje të përballen me këto hapa. Që të realizojë këtë, Bosnja e Hercegovina duhet të fillojë të ndryshojë dhe të lëviz me këto tre hapa të theksuara. Hapat e mëtutjeshme në rrugën evropiane duhet të jetë caku i tërë vendit. Të gjithë duhet punuar për të, politikanët, shoqëria civile, mediat, zgjedhësit, ekspertët. Të gjithë.
Gjithmonë kam ditur, nga përvoja personale e fituar nga vendet e ndryshme të rajonit, por edhe nga vendi im, që njerëzit në BeH janë të mençur dhe shumë të aftë. E shohim këtë kur vini të jetoni me neve në Bashkimin Evropian dhe kur të përparoni. Por vendi dhe njerëzit të cilët jetojnë në te njëjtë duhet të përparojnë. Këtu duhet të jetë i pranishëm jeta më e mire. Këtë jetë më të mire mund të mundësojnë ata të cilët gjenden në pozitat përgjegjëse. Pikësëpari ata në parlamente dhe në politikë. Por njëjtë edhe ata në shoqërinë civile, art, media dhe sektorin privat. E njëjta vlen edhe për të gjitha vendet të cilët kanë hyrë në Bashkimin Evropian. Nuk kam kurrfarë dyshimi se Bosnja e Hercegovina do të eci me hapa të rrugës së njëjtë të cilët ata kanë kaluar.