Suudi Arabie

Ndrroi jetë Shejh al-Sheibi

Ditën e enjte, me 23 tetor 2014 ndrroi jetë Shejh Abdul Kadir Taha al-Sheibi, i cili ishte portieri kryesor, ai që mbante çelsin tradicional të Qabesë.

 

Shejh Abdul Kadir Taha al-Sheibi ndroi jetë në Mekë, moshën 74 vjeçare.

 

Shejh Abdul Kadir Taha i përkiste familjes Al-Sheibi e cila ka mbajtur pozitën e kyçe, mbante çelsin tradicional të Qabesë që nga koha para-Islamike.

Kjo familje e Kujdestarëve të Qabesë ka prejardhjen nga Sheiba bin  Ebi Talha Othman i cili  kanë jetuar në kohën e Pejgamberit, Muhammedit a.s. (paqja qoftë mbi të).