Gjermani

Rritet numri i ekstremistëve islamik “Selefistë” në Gjermani

Kreu i Shërbimit të Brendshëm sekret gjerman thotë se numri i ekstremistëve islamik po rritet në Gjermani me shpejtësi.  

 

Hans-Georg Maassen thotë se Shërbimi i Brendshëm i tij vlerëson se rreth 6.300 njerëz në Gjermani janë pasues, admirues të rrymes fundamentaliste të Islamit e njohur si Selefizëm.  

 

Në një intervistë të transmetuar të shtunën në Radio RBB-Inforadio,     kreu i Shërbimit të Brendshëm Sekret Gjerman, Hans-Georg Maassen tha se numri i Selefive mund të rritet në 7.000 deri në fund të vitit, në krahasim me rreth 3.800 tre vjet më parë.

 

Ai thotë se idet ekstremiste të Islamit i pranojnë njerëzit pakënaqur, të rinjtë për shkak të ndjenjës së përkatësisë.

 

Autoritetet gjermane vlerësojnë se rreth 450 selefistë kanë udhëtuar nga Gjermania për t'u bashkuar me grupet e ekstremistëve që luftojnë në Siri dhe Irak.