Panairi i librave islame përfundoi në Nju Delhi
Panairi i 7-të Ndërkombëtar i Librit Islamik, i cili u hap në kryeqytetin indian, Nju Delhi, më 18 tetor 2014, do të përfundon sot.
Botuesit nga India, si dhe një numër i vendeve të tjera, duke përfshirë Pakistanin, Malajzinë , Singaporin, Libanin, SHBA, dhe Britaninë i prezantuan librat e tyre në Panair.
Sipas Milli Gazette një biografi e Hazreti Aliut (a.s.) dhe përkthimi në gjuhën urdu i biografisë së Profetit Muhammed (a.s.), ishin në mesin e librave që fituan shpërblime në Panairn e Librit Islam në Nju Delhi.
Në këtë panair kishte libra në gjuhën angleze, urdu, hindu dhe në gjuhën arabe me përmbajtje që variojnë nga Historia Islame, Hadithi, Kur'ani, Fikhu, Menaxhimi dhe Shkencat Kompjuterike.
Në këtë parair, ndër të tjera, ishte tërheqëse Ezani, Thirrja për namaz...!