Kulturë

Nehxh-ul-Belaga është interpretim i Kur'anit

Nehxh ul-Belaga

V.2-Letrat & Thëniet

 

Dekani i Kolegjit Usul Din të Universitetit Islamik të Pontianakut  në Indonezi e ka përshkruar  veprën Nehxh ul-Belaga si interpretim i  Kur'anit.

 

Duke ju drejtuar një seminari të mbajtur rreth Mësimeve të Nehxh  ul-Belaga, Shemsuddin Hidajet shtoi se (pas Kur'anit) Nehxh ul-Belaga është libri më i mirë për Umetin Islam në çdo vend dhe kohë, raporton Agjencia e Lajmeve Tasnim.

 

Ai vuri në dukje se përmbajtja e librit ka diskutime të thella rreth çështjeve teologjike, ekonomike, ligjore dhe të tjera.

 

Nahxh -ul-Belaga (Shtegu i Elokuencës) është një përmbledhje e  Imam Aliut (a.s.), ku janë predikimet, letrat dhe thëniet e hartuar nga studiuesi musliman, Sejjid Radhi.

 

Huxhatullah Ibrahimian, atasheu kulturor i Iranit në Indonezi, gjithashtu, mbajti një kumtesë në Seminarin mbi Nehxh-ul-Belaga-n.

 

Ai vuri në dukje se Nehxh-ul-Belaga përmban 241 predikime, 79 letra dhe 480 thënie dhe vazhdoi të shpjegojë disa nga mësimet e librit.