Kulturë

Seminar në Londër: Këndvështrimet e grave muslimane

Seminar i Parë Ndërkombëtare nën titullin  ”Këndvështrimet e Grave Muslimane” që do të mbahet në kryeqytetin e  Anglisë, në Londër, të  premten, me Kryesuesin e Forumit Botëror për Afërsinë e Shkollave të Mendimit Islamik, Ajetullah Muhsin Araki, i pranishë aty.  

 

Seminari do mbahet në  bashkëpunim me Shoqatën Globale të Grave Muslimane, të Forumit Botëror për Afërsinë e Shkollave Islame dhe të  Qendrës Islamike në Londër.

 

Vlen të përmendet se Shoqata Globale e Grave Muslimane e cila tani e tutje quhet shoqatë në këtë Statut, është një organizatë globale, jofitimprurëse dhe joqeveritare e cila ka për qëllim përmirësimin dhe pasurimin e pjesëmarrjes së grave muslimane në mënyrë që të çojnë përpara objektivat në arenën e paqes globale.

 

Informimi i mendimtareve femra dhe ekspertė dhe elitat muslimane përveç për të çuar më tej mirëkuptimin në mesin e tyre në sferën e fesë, kulturës, shoqërisë dhe politikës janë objektivat që kjo shoqatë përpiqet për t’i përmbushur.

 

Shoqata Globale e Grave Muslimane, gjithashtu, përpiqet për të shfrytëzuar kapacitetin e mundshëm dhe për aktivizimin e  femrave mendimtare, eksperte dhe grave muslimane në botë për unitet dhe afrim në mes të muslimanëve.