İran

Shejh Rouhani: Të drejtat bërthamore, pasurimi i uraniumit, ' vijat e kuqe '

Kryetari i Iranit, Shejh Hasan Rouhani tha të dielen se Irani nuk do të heqë dorë nga drejtat e veta bërthamore, duke përfshirë edhe pasurimin e uraniumi

Kryetari i Iranit, Shejh Hasan Rouhani tha të dielen se Irani nuk do të heqë dorë nga drejtat e veta bërthamore, duke përfshirë edhe pasurimin e uraniumit, njoftuan mediat iraniane.
     Të drejtat e kombit iranian dhe interesat tona kombëtare janë një vijë e kuqe. Pra, janë të drejta bërthamore nën kuadrin e rregullave ndërkombëtare, të cilat përfshijnë pasurimin në tokën iraniane , tha Rouhani  në parlamentin iranian.
       Vërejtjet e tij erdhën një ditë pas bisedimeve intensive me fuqitë botërore - përkundër përparimit të arritur – dështuan deri më tani për të prodhuar një marrëveshje afatgjate në këmbim për lehtësimin e sanksioneve. 
        Nëse duam të ketë sukses në këto bisedime, ne kemi nevojë për mbështetjen e liderit suprem ( Ajetullahut të Madh,Imam Sejjid Ali Khamenei ) dhe të ligjvënësve , u tha ai atyre .
       Shejh Hasan Rouhani tha se Irani nuk do të përkulet ndaj kërcënimeve nga cilido pushtet , ndërsa, gjithashtu,  tha me  këmbëngulje se sanksionet goditën ekonominë e sëmurë të Iranit, por  nuk e kanë detyruar atë në tryezën e bisedimeve.
     Ne u kemi thënë praktikisht dhe verbalisht palëve negociuese se kërcënimet, sanksionet, poshtërimet dhe diskriminimi asnjëherë nuk do të prodhojnë rezultate , tha ai .
      Kryetari iranian tregoi,  gjithashtu, se bisedimet e suksesshme bërthamore do të rrisin sigurinë dhe stabilitetin në rajon dhe në botë, duke theksuar se pa praninë  e Iranit në arenën rajonale dhe ndërkombëtare, problemet nuk do të zgjidhen si duhet apo do të jenë   zgjidhje e kushtueshme. 
     Kuvendi i Iranit apo Mexhlisi është mbajtur të dielën, më 10 nëntor 2013 që t’i japë besimin Shejh Hasan Rouhanit.

Burimi: Press Tv