Turqi

Arrestohet gruaja turke që përdhosi Kur’anin

Gruaja, me emrin Gul Bajaz Atik, kishte postuar një foto në Twitter që tregon fyerje në faqet e Kur’anit.  

 

Policia kibernetike e Turqisë ka arrestuar një grua që përdhosi  librin e shenjtë e Islamit.

 

Publikimi i fotografisë ofenduese ka shkaktuar aq shumë reagime negative në shoqërinë islame të Turqisë sa  Prokurori i Përgjithshëm i vendit ka urdhëruar një hetim për rastin, që çoi në arrestimin e gruas.      Ajo u arrestua në Stamboll, kompjuteri i saj dhe telefoni ju konfiskuan, gjithashtu.

 

Gul Bajaz Atik i tha policisë se ajo nuk i përket asnjë besimi fetar dhe e ka postuar fotografinë si përbuzje për zyrtarët e qeverisë të Turqisë.

 

Kryetari i Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan është thënë se është në mesin e atyre të cilët kanë parashtruar ankesë kundër gruas.