Kulturë

Forumi në Naxhaf diskuton aspektet e karakterit të Imam Aliut

Aspektet e karakterit të Imam Aliut në arenën politike, ekonomike, shkencore dhe arsimore u diskutuan në një forum të mbajtur në ditën e dytë të edicionit të 3-të të Festivalit Ndërkombëtar Kadir në qytetin e shenjtë të Naxhafit, Irak.

 

Forumi u organizua në Xhaminë e Imam Aliut më 20 tetor 2014, ku morën pjesë  në katër sesione, studiues, akademikë nga Iraku dhe shtete tjera.

 

Drejtësia e Imam Aliut (a.s.) në qeverisje, bazuar në burimet sunnite dhe shi’ite të haditheve të pejgamberit (a.s.), Ngjarja e Kadirit dhe  pikëpamjet e Imam Aliut (a.s.) për çështjet politike, sociale, ekonomike dhe njerëzore ishin disa nga temat e paraqitura në katër sesione.  

 

Duke ju drejtuar forumit, Gulamali Haddad Adel, kryetar i Akademisë së Gjuhës dhe Letërsisë Persiane, paraqiti një kumtesë me titull: Mendimi Shi’itë dhe Roli i Tij në Unitetin mes Sekteve Islame dhe Feve të tjera.

 

Imam Aliu (a.s.), një Ekzistencë për Tërë Krijimin nga Muhammed Shaghir, pedagog i filozofisë islame të Universitetin e Bejrutit dhe Harmonia e Logjikës dhe Bukuria e Predikimeve të Imam Aliut (a.s.) nga Hamid Naser Al-Dhalemi nga Universiteti i Basrës, ishin dy kumtesa të tjera që u paraqitën në program.

 

Gjithashtu, në këtë forum, Muhammedriza Al-Turaihi nga Universiteti  “George Town University” diskutoi rreth lidhjeve midis ajeteve të Kur’anit të Shenjtë dhe haditheve autentike rreth Imam Aliut (a.s.).

 

Titujt e kumtesave të paraqitura në forum janë edhe këto:

Predikimet e Imam Aliut (a.s.),  Imam Aliu (a.s.) në ngjarjen e Kadirit, Mendimi Alavi: Letra e Imam Aliut për Malik Ashtarin , Aliu (a.s.); Imami e Njerëzimit , Politika Ekonomike dhe Financiare e Imam Aliut (a.s.) , Vargjet Kur'anore të zbuluara për Imam Aliun (a.s.) , Imam Aliu (a.s.); Rruga e njeriut të jetës , Imam Aliu (a.s.) dhe Qeveria Islame dhe Drejtësia e Imam Aliut (a.s.) në Letrën për Malik Ashtarin.

 

Festivali Ndërkombëtar i 3 –të  i Kadirit u zhvillua nga 19-21 tetor 2014 në Xhaminë e Shenjtë të Imam Aliut (a.s.) në Naxhaf, Irak.

Ajo u organizua nga Kujdestaria e Mauzoleut të Imam Aliut, nën mbikëqyrjen e Zyrës për Çështje Fetare të Irakut.

 

Rreth 100 studiues dhe figura të shquara fetare nga 33 vende morën pjesë në këtë veprimtari ndërkombëtare.