Politika e bashkësisë ndërkombëtare në BeH ka dështuar
Paddy Ashdown prapë e ka nxit debatin jo vetëm në qarqet boshnjakohercegovase, ballkanike, por edhe të atyre evropiane perëndimore. Fjalimi i tij në Dhomën e lordëve të martën, me 21 tetor në mbrëmje, ishte “thirrja përfundimtare për zgjim”.
Kam pritur më parë, rezultatet e zgjedhjeve në Bosnjë e Hercegovinë. Shoh se nuk ka ndryshime. Edhe më tutje kemi të njëjtat fytyrat të luftës të cilët edhe tani qeverisin me situatën. Në vendet e pas konfliktit nuk mundeni të ndërtoni paqene e qëndrueshme, gjersa në skenën politike të qeverisin ata që kanë udhëhequr luftën. Por, janë shfaqur indikacionet se ekziston potenciali për ndryshim. Shohim anëtar tjerë në Kryesinë e BeH-së, fuqia e Millorad Dodikut ka rënë seriozisht, dhe se në rast se politikanët e BeH-së do të shfrytëzojnë përparësitë e ndryshimeve të vogla të cilët kanë sjell zgjedhjet, do të mund të bëjnë ndryshime të mëdha, e ajo do të ishte shumë mirë- tha Paddy Ashdown në fillim të bisedës.
Jo, kurrë, edhe tani, mos pritni dhe kërkoni prej meje të krijojë qeveritë dhe të them se kush do të ishte i mirë, e kush jo në pushtet. Ajo është problemi i juaj. Bashkësia ndërkombëtare është në gjumë qe shtatë vjet kur është në pyetje Bosnja e Hercegovina. Dua tani t’i zgjojë. Politika e tërheqjes së ndikimit dhe vullneti politik e cila është sjell në Bruksel në vitin 2007 për mua edhe atëherë ishte vendim i gabuar. Tani, për fat të keq, është treguar se ka qenë vendim katastrofal. Dëshmojmë se BeH-ja është duke shkuar, jo kah bashkimi, por kah shkatërrimi, jo ndaj funksionalitetit, por ndaj shtetit të dështuar dhe se bashkësia ndërkombëtare tani ka dashtë të kuptojë se politika e saj në shtetin e juaj është duke dështuar.
Askush nuk evokon centralizimin e BeH-së, as unitarizmin apo fshirjen e entiteteve...Jo, entitetet duhet të ekzistojnë dhe do të ekzistojnë. Por, BeH-ja duhet të jetë shtet funksional. Kjo është në interes të gjithë atyre të cilët jetojnë në te. Trendi i gjertanishëm ishte të forcohen entitetet. Filloi në Republikën serbe, e tani është gjithnjë më e theksuar edhe në Federatë. Kjo është e gabuar dhe e rrezikshme. Edhe bashkësia ndërkombëtare duhet të kuptojë se në interesin e saj më të mirë është që Bosnja e Hercegovina të jetë shtet funksional. Ashtu si është tani, BeH-ja mban potencialin shumë të rrezikshëm të destabilizimit të brendshëm, por edhe të destabilizimit të rajonit. E këtë ne nuk mund të lejojmë.
Sa janë të forta këto indikacione, mundësit e ndryshimeve?
Monologjet etnike nuk janë shumë të forta si dikur. Ekziston potencial për ndryshim, por edhe për mbajtjen e statusit të cilët e kam përshkruar, se po fundoseni në moçalin e stagnimit.
Çfarë duhet bërë Perëndimi për Bosnjën dhe Hercegovinën?
Angazhohem që ata të cilët nuk duan ardhmërinë evropiane të BeH-së të ballafaqohen me dënime. Perëndimi nuk duhet të komunikojë me personazhe të tilla. Por, mos më pyetni mua për të cilët mendoj, ata vet si të tillë janë ekspozuar dhe të gjithë i njohin jo vetëm në BeH-a.
Sa është reale që kjo të ndodh? Gjatë fjalimit në Dhomën e lordëve ashpër keni kritikuar Bashkimin Evropian dhe posaçërisht Catherine Ashton?
Po për këtë edhe kam folur. Ashton është mikja ime e dashur. Ajo ka kryer një punë brilante në Iran dhe në shumë vende në botë. Por, kontributi i saj në BeH-a është i dobët. Dhe nëse nuk ndryshon politika evropiane, nuk do të jetë mirë. Bashkimi Evropian ka më shumë ndikim dhe instrumente se askund tjetër në botë. Por duhet të tregojë vullnet politik që të punojë në funksionalizimin e shtetit të BeH-së. Edhe gjatë mandatit tim në Bosnjë kam përdorur fjalinë,”në rast se nuk jeni të gatshëm të vritni kuçedrën, nuk do të shpëtoni të rejën e alivanosur”. Mos u përpiqni që kuçedrën ta kënaqni, ta mbroni, ta ushqeni, që të jetë e qetë, nuk do të keni sukses. Nuk keni zgjidhje tjetër, kuçedrën duhet vritni për të shpëtuar të rejën. E reja këtu, në rastin e BeH-së është shtet funksional.
Gjersa deklaruat, qendrat evropiane janë në gjumë, të tjerët janë shumë aktiv?
Posi. Rusia nuk po luan me Evropën vetëm në Ballkan. Putini luan shah. Dhe Republika serbe është njëra nga figurat e saja në shah. Shikoni se çfarë kushte i ka ofruar për huan të cilin ja ka ofruar Republikës serbe. Ajo është ofertë boshe e cila kushton më shumë. Rusia e shfrytëzon çdo rast që vëmendjen ta tërhjekë nga ajo çfarë vepron në Ukrainë dhe përpiqet të zbatojë në çdo shtet tjetër demokratik të krijuar me shpërbërjen e Bashkimit Sovjetik. Rusia nuk mendon seriozisht për Republikën serbe. Atë kredinë që e kanë ofruar Dodikut është vetëm edhe një shenjë të treguesit të saj.
Në mes diplomatëve amerikan janë duke u lajmëruar zërat të cilët në mënyrë të qartë flasin se çka duhet bërë në Bosnjë dhe Hercegovinë. Njëri nga ta është edhe Hoyt Yee. Më vjen mirë që përpjekja e diplomacisë amerikane gjen pranim të mirë tek shumë zyrtar evropian. Por, Shtetet e Bashkuara Amerikane nuk do të kryejnë punën në vend neve që duhet të kryejmë. Nuk ka daja Sem që do të vjen për të satën herë të na shpëtojë. Ne, Evropa duhet të kryejë punën e vet të madhe në Bosnjë e Hercegovinë. Hoyt Yee me të drejtë ka porositur se SHBA-ja do të ndihmojë, por Bashkimi Evropian duhet të udhëheq procesin. Në rast se nisemi në atë, SHBA-ja me tërë forcën e saj do të jetë mbrapa nesh dhe do të ndihmon. Por, SHBA-ja nuk do ta udhëheq procesin, dhe kjo është normale dhe e mirë. Ne duhet të kryejmë këtë punë – përfundoi Ashdown.
Burimi: dnevniavaz.ba