Panairi i 7-të Ndërkombëtar Islamik i Librit hapet në Delhi
Panairi vjetor ndërkombëtar islamik i libri në Delhi ka filluar dhe është përuruar nga Siraxhuddin Kureshi, kryetar i Qendrës Islame-Kulturore dhe Safdar H.Khan, ish-kryetar i Komisionit të Pakicave në Delhi.
Panairi përmban libra nga Malajzia, Pakistani, Arabia Saudite, Singapori, Sri Lanka, Bejruti, SHBA-ja dhe Britania e Madhe, natyrisht edhe India.
Kur e pyetën Dr. Fejsalin se çfarë ka të re në këtë herë në Panairin e Librit, ai tha se ka libra të rinj nga Darussalam Publishers, një biografi e Hazreti Ali (r.a.) dhe përkthimi në gjuhën urdi me alfabet latin, që ka fituar një çmim shpërblyes për një biografi të Profetit Muhammed (a.s.) nga Safiur Rahman Mubarakpuri.
Atrakcion tjetër në panair do të jetë seksion për Ezanin (thirrja për namaz) orë e të madhësive dhe me dizajne të ndryshme. Njerëzit në metro e kanë vështirë për të dëgjuar Ezanin i xhamisë lokale, kështu që këto orë mund të rregullohen për çdo kohë të namazit.
Dr. Fahim, gjithashtu, ka thënë se kjo është hera e parë që ata do të paraqesin deodorante, parfume pa alkol dhe dhe presim që këto të jenë të pranuara edhe nga vizitorët. Një shisheka çmimin prej 150 Rs dhe quhet Al-Xhennet, Rahmet, Rahmet i Firdausit...
Organizatorët planifikojnë të ketë një seksion librash për fëmijë dhe
lojra të ndryshme, tha Dr. Fejsal Fehim.
Në panair ka libra në anglisht, urdu, Hindi dhe në gjuhën arabe me tema që variojnë nga Historia Islame, Hadithi, Kur'ani, Fikhu, Menaxhimi dhe Shkencat Kompjuterike.
Panairi do të jetë i hapur për nëntë ditë dhe do të vazhdojë deri në 26 tetor 2014.
Në Sallën e Panairit ka një mesxhid (xhami) për namaz, restorant. Panairi tërheq njerëzit jo vetëm nga qytetet afër Delhit, por edhe nga qytetet e largëta tha z. Shahzad.