Turqi

Turqia, Katari u pajtuan për të ndihmuar arsimimin e refugjatëve sirianë

Trusti i Katarit do të bashkëpunojë me agjencitë kryesore të Turqisë për ndihma, AFAD dhe TIKA në projekte të ndryshme të arsimimit për fëmijët sirianë të strehuar në Turqi.

 

Zyrtarët e Turqisë dhe të Katarit kanë nënshkruar një memorandum mirëkuptimi të mërkurën për të ofruar ndihmë arsimore për refugjatët sirianë.

 

Duke folur përpara ceremonisë së nënshkrimit në Ankara, Zëvendës Kryeministri i Turqisë, Numan Kurtulmus ju rikujtoi vizitorëve të tij që, të martën e kaluar, ai vizitoi kontejnerët dhe tendat ku strehohen refugjatët sirianë në qytetin juglindor Gaziantep të Turqisë, së bashku me Zonjën e parë, Emine Erdogan dhe mysafiren e saj, Sheika Mozah, nëna e Emirit të Katarit.

 

Ai shpjegoi se Mozah është kreu i Fondacionit Ndërkombëtar të Katarit Arsimi Mbi të Gjitha, i cili do të mbështesë Agjencinë Turke për Koordinim e Bashkëpunim ose TIKA, në ofrimin e shërbimeve të ndryshme të arsimit dhe duke bërë investime në vende të tjera përveç Turqisë dhe Katarit, si pjesë e memorandumit të mirëkuptimit.

 

Fondacioni do të rrisë bashkëpunimin për raste emergjence dhe të fatkeqësive me agjencinë e Turqisë - AFAD - për të ndihmuar arsimimin e refugjatëve sirianë dhe fëmijët e tyre në Turqi, shtoi ai.

 

Numan Kurtulmus vuri në dukje se një delegacion nga Katari do të vizitojë Turqinë në muajin nëntor për të përcaktuar vendet, qytetet, për të kryer projektet arsimore për fëmijët refugjatëve.

 

Ai tha se shpreson se investimet në këto vende dhe përpjekjet për  arsimimin e refugjatëve sirianë do të forcojnë më tej bashkëpunimin ekzistues midis Turqisë dhe Katarit.

 

Mysafirja e Emine Erdoganit, Sheikha Mozah, Kryetari i AFAD, Fuat Oktaj dhe kreu i TIKA-s, Serdar Cam, gjithashtu, morën pjesë në ceremoninë e nënshkrimit.

 

Marrëdhëniet midis dy vendeve kanë përparuar në mënyrë të vazhdueshme në vitet e fundit. Presidenti i Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan bëri një vizitë në Katar në mes të shtatorit – që ishte vizita e parë e tij në një vend arab që prej marrjes së presidencës në fund të gushtit.

Gjatë vizitës së Erdoganit, të dy vendet ranë dakord të krijojnë një Këshillë Suprem për Bashkëpunim Strategjik - të ngarkuar me nxitjen e marrëdhënieve dypalëshe - nga presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan dhe Emiri i Katarit, Shejh Tamim bin Hamad Al-Thani.