Udhëheqësi terrorist i ISIL-it është një agjent i CIA-s
Kryetari i Çeçenisë, Ramzan Kadirov thotë se udhëheqësi i grupit terrorist ISIL, Ibrahim Samarrai, i cili është i njohur me pseudonimin Ebu Bekr el-Baghdadi, punon për Agjencinë Qendrore të Inteligjencës (CIA) të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe është mbështetur financiarisht nga shërbimet sekrete perëndimore.
Bagdadi duhet të heq maskën e tij dhe të deklarojë me zë të lartë dhe në mënyrë të qartë se ai është një agjent i CIA-s, se ai ka qenë i rekrutuar, tha Ramzan Kadirov të martën, duke shtuar, Ata (militantët e ISIL-it) janë shejtanë dhe obsesioni i tyre i vetëm është për të rrëmbyer sa më shumë para që kanë mundësi. Ata veprojnë sipas urdhërave nga Perëndimi dhe qëllimisht të asgjësojnë muslimanët.
Udhëheqësi çeçen i bëri thirrje Ibrahim Samarrai-t të pranojnë kryerjen e mizorive duke përfshirë masakrën e muslimanëve.
“Ai duhet haptazi të rrëfej se ai është duke i vrarë vëllezërit e tij në besim, që të kërkojë falje nga bashkëfetarët e tij dhe të shpërndajë bandën e tij.
Kadirov më tej vuri në dukje se shërbimet sekrete perëndimore kanë mbështetur terroristët me të gjitha mjetet e mundshme.
Ai paralajmëroi, gjithashtu, ata çeçenë që u bashkuan me tekfiristët e ISIL-it se ata nuk do të lejohen të kthehen në atdheun e tyre.
Sipas kryetarit, forcat e tij janë duke u përpjekur për të kapur dhe për të eleminuar Ibrahim Samarrai-n dhe terroristët tjerë të ISIL-it.