Kulturë

'Bota kundër dhunës dhe ekstremizmit'

Një konferencë ndërkombëtare e titulluar Bota kundër dhunës dhe ekstremizmit, u mbajt në kryeqytetin e Iranit, në Teheran, të martën  më 21 Tetor 2014.

 

Fakulteti Juridik dhe Fakulteti i Shkencave Politike të Universitetit të Teheranit ishin mikëpritës të Konferencës, e cila theksoi nevojën për strategjitë për të luftuar ekstremizmin dhe dhunën.

 

Ahmad Nakibzadeh, sekretar i konferencës, në një fjalim e përshëndeti faktin që thirrja për t’u përballur, për të kundërshtuar dhunën është ngritur nga Irani Islamik, një vend me qytetërim 3000-vjeçar.

 

Ai shpresonte se mbledhja do të jetë një hap drejt mirëkuptimin që ka të bëjë me dhunën e verbër që rajoni po përjeton sot.

 

Nasir Ahmad, Ambasadori i Afganistanit në Iran, Ali Reza Muajjeri, drejtor i Qendrës për Studime të Globalizimit, Ali Junesi, asistent special i kryetarit iranian për çështjet e pakicave etnike dhe fetare, dhe Elham Aminzadeh, zëvendës kryetar i Iranit për çështje ligjore kanë  qenë në mesin e folësve të tjerë në konferencë.

 

Ata ju referuan Islamit si avokat kryesor i paqes dhe dënuan të gjitha llojet e dhunës dhe ekstremizmit në botë.

 

Folësit, gjithashtu, thanë se armiqtë e Islamit kanë qenë pas rritjes të të ashtuquajturit Shtet Islamik në Irak dhe Levant (ISIL).

 

Ata më tutje bën thirrje për futjen e një përkufizimi të saktë të terrorizmit në botë.

 

Kryeqyteti i Iranit, Teherani,  ka vendosur se një tjetër konferencë e tillë ndërkombëtare me temen Bota Kundër Dhunës dhe Ekstremizmit do të mbahet më 09-10 dhjetor 2014.