Konferencë hulumtuese-studimore Kur'anore në Berlin
Një konferencë ndërkombëtare studimore mbi nevojën për kërkime nga Kur’ani në kohët moderne u mbajt në kryeqytetin e Gjermanisë, në Berlin, më 17-19 tetor 2014.
Sipas Dr. Mehdi Esfehani, drejtor i Fondacionit për Studime Islame, (SIS), me qendër në Berlin, Konferenca u organizua bashkërisht nga Fondacioni dhe Freie Universität Berlin, universitetit më prestigjioz gjerman në fushën e shkencave humane.
Ai tha se Akademia e Shkencave, Berlin-Brandenburg, Projekti Corpus Coranicum dhe Qendra Kulturore Iraniane në Berlin, gjithashtu, kanë sponzoruan këtë ngjarje shkencore.
Prof. Michael Bongardt i Freie Universität Berlin, Dr. Mehdi Esfehani, Prof. Angelika Neuwirth (prof. i Studimeve Semite dhe Arabe, në Freie Universität Berlin, Michael Marx dhe Ajetullah, Dr. Riza Ramazani, kreu i Qendrës Islamike të Hamburgut, ishin në mesin e dijetarëve të cilët prezantuan punimet e tyre në konferencë.
Fondacioni ka në plan të mbajë një konferencë të ngjashme në hulumtimet Kur'anore në vjeshtën e ardhshme.