Militantët e ISIL-it shërohen në Turqi
Militantët e grupit tekfirist ISIL, të cilët u plagosën në betejat që po zhvillohen në qytetin kufitar të Sirisë, Kobani, po shërohen në Turqi, njoftojnë mediat.
ISIL-i ka transferuar viktimat e saj të luftës në pjesën veriore të Sirisë, sidomos të plagosurit në qytetin e Kobanit, në spitalet turke, sipas Agjencisë Fars News, e cila citoi burimet lokale në qytetin sirian.
Që të shtunën në mbrëmje, terroristët e ISIL-it kanë transferuar një numër të anëtarëve të tyre të plagosur në Turqi përmes rrugës Tal Kania Araban, sipas burimeve të pavarura lokale në rajonin kurd të Sirisë, tha FNA të hënën.
Ushtria turke ka ndriçuar qiellin me ndihmën e fishekzjarrëve për të lehtësuar këtë transferim gjatë natës, shtuan ata.
Ndërkohë, shefi, korrespodenti, i Sky News-it, në Siri, Stuart Ramsay, ka marrë dokumente që tregojnë se qeveria turke ka vulosur pasaportat e militantëve të huaj që kërkojnë të kalojnë kufirin e Turqisë për në Siri për t'u bashkuar me terroristët ISIL-it.
Pasaportat nga vende të ndryshme u gjetën në një fshat afër qytetit strategjik të Sirisë të Kobanit përtej kufirit turk.
Për më tepër, një numër i madh i pasaportave të huaja të terroristët të vrarë gjatë operacioneve të ushtrisë siriane tregojnë se shumë prej militantëve të ISIL-it në Siri kishin udhëtuar nga Libia, Çeçenia, Turqia, Maroku, Egjipti, Belgjika dhe Franca.
Qeveria në Ankara vazhdon të bllokojë furnizimin e pajisjeve ushtarake dhe përforcime për luftëtarët kurdë për të mbrojtur Kobanin kundër terroristëve.