Sauditët shprehin përkrahje për shejhun shi’it
Populli në Arabinë Saudite kanë vazhduar demonstratat e tyre kundër dënimit me vdekje për një shejh të shquar musliman shi’it.
Sipas raporteve të hënën, banorët e fshatit Avamijah në rajonin Katif në Provincën Lindore të Mbretërisë Saudite, dolën në rrugë për të dënuar dënimin me vdekje të shejhut saudit, Shejh Nimr Bakir al-Nimr.
Protestat në Avamijah, u zhvilluan gati një javë pasi një gjykatë e dënoi me vdekje, të dielën.
Disa qytete të Provincës Lindore, duke përfshirë Katifin dhe qytetet fqinje, kanë qenë skenë e demonstratave për të dëshmuar solidaritetin me Shejh Nimr Bakir al-Nimr.
Furia e fundit e demonstratave vjen pasi Shejh Nimr u dënua me vdekje nga Gjykata Penale në kryeqytetin e Arabisë Saudite, në Rijad , të mërkurën.
Dijetari i shquar shi’it u sulmua dhe arrestuar në Katif në muajin korrik, 2012. Arrestimi i tij shkaktoi protesta të shumta në Mbretërinë Saudite, ku kanë humbur jetën disa prej demonstruesve anti-qeveritarë.