Iraku

Pakicat irakiane përballen me spastrimin etnik

Një Grup Ndërkombëtar për të Drejtat, me qendër në Angli, ka paralajmëruar se pakicat në Irak përballen me spastrimit etnik nga ana e terroristëve tekfiristë të ISIL-it.  

 

Grupi Ndërkombëtar për të Drejtat e Pakicave Ndërkombëtare publikoi  ​​një raport të enjten, duke thënë se numri i civilëve të vrarë në Irak pothuajse është dyfishuar në mbi 12.610 gjatë periudhës janar-shtator 2014, në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

 

Grupi, i cili punon për të siguruar të drejtat e minoriteteve dhe popujve indigjenë, ka shtuar në raportin e tij se disa pakica në Irak, duke përfshirë të krishterët, kurdët Izadi dhe turkmenët, i janë nënshtruar vrasjeve, rrëmbimeve dhe dhunës seksuale.

 

Raporti paralajmëroi se pakicat janë në rrezik të zhduken përballë mizorive të vazhdueshme të kryera nga ISIL-i në Irak.

 

Të paktën, gjysmë milioni njerëz janë detyruar të largohen nga fshatrat e tyre në provincën Ninive, vendi i komuniteteve pakicë ku kanë jetuar për qindra, për mijëra vjet, thoshte raporti.

 

Grupi i të drejtave shtoi se anëtarët e grupeve të pakicave të cilët nuk kanë ikur nga Iraku jetojnë në frikë të vazhdueshme për sigurinë e tyre.

Raporti, gjithashtu, thekson faktin se objekte fetare të këtyre grupeve minoritare janë cak i sulmeve të ISIL-it dhe njerëzit kanë frikë të zbulojnë identitetin e tyre fetar.

 

Iraku është përballur me dhunën brutale nga grupi terrorist, tekfiristë, ISIL, në të gjithë veriun e vendit dhe në perëndim që nga fillimi i muajit qershor, 2014. Terroristët e ISIL-it kanë kërcënuar të gjitha komunitetet, duke përfshirë edhe shi’itët, sunnitët, kurdët, krishterët dhe kurdët Izadi, gjatë përparimit të tyre në Irak.