Udhëheqësit muslimanë të New York-ut denoncojnë ekstremizmin
Udhëheqësit muslimanë të Nju Jorkut dolën në shkallët e Bashkisë për të denoncuar dhunën e kryer në emër të Islamit.
Këshilli i Udhëheqjes Islamike në New York përfaqëson rreth 60 kongregacione dhe organizata të komunitetit muslimanë në qytet.
Ata thanë se aktet e terrorizmit janë të ndaluara sipas mësimeve të fesë Islame.
Grupi theksoi të gjithë muslimanët nuk duhet të fajësohen për veprimet e një pakice, ka raportuar faqja NY1 website.
Udhëheqësi i tyre, gjithashtu, njoftoi një fushatë në media sociale për të luftuar përpjekjet e rekrutimit nga ekstremistët.
Qëllimi ynë përfundimtar është që të rrisë nivelin e ndërgjegjësimit në një mënyrë që ndihmon komunitetin musliman kundër klithmave dhe ftesave që i bëjnë muslimanëve në vende të tjera për ekstremizmin e dhunshëm, tha Imam El-Haxh Talib 'Abdur-Rashid, kryetar i Këshillit Udhëheqës Islamik.
Udhëheqësit e grupit thanë se predikimet që denoncojnë terrorizmin do të jepen ditën e xhuma për rreth qytetit të New Yorkut.
Ata thanë, gjithashtu, se shumë xhami të qytetit do të mirëpresin qytetarët me dyer të hapura muajin e ardhshëm me qëllim të rritjes së të kuptuarit nga qytetarët për rreth Islamit.