Ekspozita e Kur’anit hapet në Katif, Arabia Saudite
Një ekspozitë e Kur'anit është hapur në provincën e Katif, në Arabinë Saudite.
Ekspozita është hapur të hënën, më 13 tetor 2014, ku janë paraqitur kopje të ndryshme të Librit të Shenjtë, Kur’anit, duke përfshirë një Kur’an i cili peshon 10 kilogram, një tjetër Kur’an është 8 metra i gjatë dhe një kopje tjetër e Kur’anit që daton 722 vjet më parë, kështu ka raportuar faqja Jahina website.
Sipas Ali Abdullah el-Mukabkab, drejtor i Ekspozitës, ajo, gjithashtu, përmban përkthime të Kur'anit në gjuhë të ndryshme, kopje të Kur'anit në alfabetin e Brajit, për të verbërit, si dhe vepra të artit Kur'anor, gjëra historike dhe pjesë të bizhuterisë me të të cilat ajetet Kur'anore janë gdhendur.
Ai tha, gjithashtu, se Ekspozita ka një seksion të veçantë në të cilën vizitorët mësojnë se si raparohen kopjet e vjetra të Kur'anit dhe si mbrohen.