Kulturë

Seminar në Qendrën Islamike në Oslo:”Islami dhe sfidat e sotme”

Qendra Islamike Teuhid në kryeqytetin e Norvegjisë, Oslo, ka planifikuar  të mbajë një seminar këtë fundjavë me temën bosht: ”Islami dhe sfidat e sotme”.  

 

Seminari është planifikuar që të zhvillohet në Qendrën Islamike Teuhid, të shtunën, më 18 tetor, nga ora 05:30 deri në 20:00

 

Në këtë seminar do të diskutohet edhe për dy tema të mëdha: ”Islami dhe ekstremizmit” dhe Familja në Islam.

 

Qendra Islamike Tauhid (TIC) është themeluar në mars të vitit 1994, në Oslo. E regjistruar si një organizatë fetare, është një organizatë multikulturore dhe anëtarët e saj i përkasin vendeve të ndryshme, me prejardhje nga Pakistani, India, Afganistani, Iraku, Irani, Libani, Norvegjia, etj, sipas faqesë së Qendrës Islamike Teuhid.  

 

Së bashku me përhapjen e besimit dhe mësimeve Islame, Qendra Islamike, gjithashtu, punon për unitetin në mesin e organizatave të ndryshme muslimane të Norvegjisë.

 

Qendra Islamike Teuhid, gjithashtu, siguron një mundësi për jo-muslimanët për të mësuar në lidhje me mësimet universale të Islamit.