Kulturë

Shkolla e parë Kur’anore e specializuar hapet në Qerbela

Me rastin e festës së Fitër Kadirit, shkolla e parë e specializuar Kur'anore në bashkëpunim me Qendrën Dar-ul-Kur'an të Xhamisë së Shenjtë të Imam Hussejnit u hap në qytetin e shenjtë të Qerbelasë.

 

Sipas faqes së informacionit të qendrës, shkolla ka një kapacitet për të pritur 150 vajza dhe djemë të rajonit.

 

Shejh Hassan Al-Mansouri, kreu i qendrës tha se Shkencat Kur'anore, metodat dhe parimet e Texhvidit të leximit të Kur'anit të Shenjtë, metodat e mësimit përmendësh të Kur'anit,  të kulturës Kur'anore dhe të jurisprudencës Islame, teologjisë, do të jenë disa nga lëndët që do të mësohen në shkollë.

 

Kurse në etikën islame, shkencat arsimore, sportive, zhvillimin njerëzor, gjuhë arabe dhe angleze, histori, gjeografi, matematikë dhe kompjuteri, gjithashtu, janë lëndë tjera të planifikuar në mesin e programit të shkollës.

 

Shejh Hassan Al-Mansouri thotë se studentët të cilët do të kalojnë me sukses të tri nivelet e arsimit në shkollë do të marrin certifikata të akredituar nga Ministria e Arsimit të Lartë dhe e Kërkimeve Shkencore të Irakut.

 

Studentët me certifikatën, me diplomën, e kësaj shkolle  mund të të vazdojnë studimet në universitete të ndryshme të Irakut.