Siria

Lufta në Siri: Në litarin e kalbur të Cionistëve

Ndërsa kundërshtohet lufta e padrejtë kundër Sirisë, për supozimin se ka përdorur armë kimike, në Lindjen e Mesme, ngadal po bie tensioni në botë, kurse në Shtetet e Bashkuara, rreth 250 liderë izraelitë dhe të ashtuquajturit aktivistë me  emrin Komiteti Amerikan – Izraelit për Çështje Publike (AIPAC), raportohet se ka me hyrë në Capitol Hill,  me qëllim që në fillim të javës së ardhshme t’i bind ligjëbërësit në Kongres se duhet të nxjerrin një rezolutë për rrezikun e përpjekjeve  të Iranit për të ndërtuar armë bërthamore.

 

Në pajtim me raportin, ata do të lobojnë tek çdo antar i Kongresit që t’i bindin ata dhe të besojnë se nëse sulmojnë kundër “regjimit barbar të Assadit”, atëherë Irani praktikisht do të ndërpes prodhimin e armëve bërthamore.

 
Duke u bazuar nga kjo pikëpamje, sa i përket afërsisë së Iranit, një pushtim i Sirisë mund të jetë në interes të cionistëve sepse mbronë interesat e tyre dhe dobësohet fuqia e Iranit në regjion.

 

Në një artikull me titull: “Irani, jo Siria, është caku i vërtet i Perëndimit”, i cili është  publikuar në The Independent, sipas Robert Fisk-ut, që e zbuloi me shkathtësi,  “Ata janë të interesuar të dëmtojnë Iranin. Ata janë të interesuar ta godasin tani Republikën Islamike, në kohën kur kanë një kryetar të ri kumbues, dridhës....Irani është armik i Izraelit. Kështu, pra, natyrisht, Irani është armik i Amerikës. Pra, shkrepni raketat në Iran, të vetmit aleat të një shteti arab.” 
 

Një burim nga AIPA, që nuk dëshiron të identifikohet, i tha “Politico-s” se: “ Historia na tregon se dykuptimësia ( në veprimet e Shteteve të Bashkuara) fton në agresion.” 

Duhet shënuar këtu se  AIPAC nuk është organizatë e vetme në funkcion të lobimit në Shtetet e Bashkuara dhe që nxitë sulmet ushtarake kundër Sirisë, por ka edhe organizata tjera si  the Anti-Defamation League (ADL) and the Republican Jewish Coalition (RJC) të cilat janë shumë aktive në kohë krizash.  

   Obama, në fjalimin e tij  që e mbajti të premten, në Samitin e G8I, kritikoi “paralizën ndërkombëtare” shkeljen e të drejtave të njeriut dhe mbyetjen me gaz helmues 1400 vetëve në Siri, dhe kërkoi urgjentisht që këto të këqija, që sipas tij, ndodhin nga qeveritë e Sirisë dhe Iranit, prandaj duhet të eleminohen.

 

    I mërzitur, i dëshpëruar, emocionalisht i paralizuar, Obama tha se përdorimi i armëve kimike ndaj fëmijëve në Siri është diçka që nuk duhet toleruar. Fjalët e tij tingëllonin rëndë në veshët e të dyshuarëve të cilët kanë dëshirë të dëgjojnë pasojat e përditëshme vdekjepruese nga sulmet me  drona nga Shtete e Bashkuara në pjesë

 të ndryshme të botës.

 

Z.Obama, sigurisht, ndien dhëmbje për fëmijët dhe femërat siriane, por ai është indiferent, gjakftoftë ndaj fatit tragjik të femërave e fëmijëve të mbytur në Afganistam, Pakistan, Somali, Jemen dhe vende tjera.


Që nga dita që u bë kryetar Obama, është  shtuar numri i mizorive të përgatitura në Washington . Lufta me drona që Obama e shpeshtoj në atë shkallë sa është e mjaftueshme për ta emëruar kriminel lufte, që duhet gjykuar. Vetëm pakëz ditë pas fjalimit inagurues, një drone, vepër e CIA-s, lëshojë raketa në familjen e Fahim Kujreshit në Veziristanit Verior, ku mbetën të vrarë shtatë antarë të familjes së tij dhe Fahimi i plagosur rëndë. Ai ishte 13 vjeçar, mbeti pa njërin sy.

 

Në librin me titull: “Vraje ose Rrëmbeje: Lufta kundër terrorizmin dhe Obama shpirti i presidencës”, Daniel Klaidman njofton se Obama ka patur njohuri rreth caqeve të gabuara, të pasakta me drona, por ka heshtur, sepse në vitin 2009 Shtetet e Bashkuara ende nuk kishin njoftuar për ekzistimin e këtij programi me drona në Pakistan”.

 

Obama, ky gojëndyer, kur e pranoi Çmimin Nobel për Paqe në vitin 2009, ai dha autorizimin për më shumë sulme me drona se sa George W. Bushi që kishte miratuar gjatë gjithë kohës sa ishte kryetar. Atëherë janë ndërmarrë nëntë sulme me drona në Pakistan, ndërmjet viteve 2004-2007. Kurse, vetëm në vitin 2010 ka patur 111 sulme, (Daniel Klaidman faqe 117-118).


Një rapor i hartuar nga International Human Rights and Conflict Resolution Clinic (Stanford) and Global Justice Clinic (New York University)  me titull “Living Under Drones” hedh dritë në natyrën jonjerëzore të sulmeve me drona. Rreth fuqisë shkatërruese të dronave në një raport lëshuar The Bureau of Investigative Journalism (TBIJ), sipas një organizate gazetarësh të pavarur raportohet se dëmet janë marramendëse, shkatërruese, tmerruese, me shumë viktima!” 

Bazuar në raportet e TBIJ  nga Qershori i vitit 2004 deri në mes të Shtatorit 2012, nga sulmet me drona janë mbytur  në Pakistan 2.562 - 3. 325  krijesa njerëzore, kurse, prej tyre dëshmohet se 474 - 881 janë civilë, mes tyre  176 fëmijë. Në përgjithësi, raporti myllet me këto fjalë:

 “Shumë më shumë janë mbytut civilë nga dronat e Shteteve të Bashkuara gjatë sulmeve në zonat fisnore në Pakistan se sa zyrtarisht raportohet nga Shtetet e Bashkuara.  

Ka shumë të vërteta të cilat injorohen nga Obama, sepse ai i shërben kokave cioniste, të cilët s’kanë kufi ndaj humbjeve njerëzore dhe dëshirojnë ta mbajnë gjithë regjionin ne kriza të vazhdueshme.

 

 Obama duhet të mendojë shumë para se të dëgjoi thirrjen për luftë nga cionistët. Lista e krimeve të tij po trashet për çdo  ditë, kurse litari i cionistëve po kalbet, përndryshe.  
 

 

Dr. Ismail Salami është një autor i njohur ndërkombtarisht, është studiues i Shekspirit, Kuranologi, komentator politik dhe leksikolog. Shkruan kryesisht rrreth çështjeve të Shteteve të Bashkuara dhe të Lindjes së Mesme, shkrimet e tij përkthehen në shumë gjuhë. Dr. Ismail Salami ka doktoruar rreth Shekspirit.