Amerike

Armiqësia mes ShBA-ve dhe Iranit nuk favorizon zgjidhjen e çështjes bërthamore

Ndërsa dy administratat në Teheran dhe Uashington po punojnë fort për të gjetur një zgjidhje të përbashkët, rezoluta për të bllokuar programin bërthamor të Iranit nga një pjesë e Kongresit amerikan ka për qëllim të prishë marrëveshjen, e cila është zgjidhja më e mirë për ta çuar krizen bërthamore të Iranit drejt një fundit të qetë.

Logjika na thotë se nëse mund të negociohet një marrëveshje mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit, me shumë mundësi anëtarët e tjerë që përbëjnë P5+1 (pesë anëtarët e përhershëm të Këshilllit të Sigurimit dhe Gjermania) nuk do të kundërshtojnë. Në rast të kundërt, nëse Shtetet e Bashkuara dhe Irani nuk arrijnë të kapërcejnë mosmarrëveshjet e tyre, mundësia e tanishme dhe e paprecedentë për të arritur një zgjidhje diplomatike për bllokimin bërthamor të Iranit do të humbasë.

Në thelb të konflitit për programin bërthamor të Iranit, nga këndvështrimi amerikan, janë përpjekjet e Iranit në të kaluarën për të fshehur programin e tij bërthamor. Dimensionet e supozuara ushtarake janë një arsye e mjaftueshme për ta pezulluar apo për ta penguar pasurimin e uraniumit, derisa ata të kenë siguri të plotë për natyrën paqësore të programit. Irani nga ana tjetër, mohon të gjitha akuzat që flasin për armatim bërthamor.

Për shkak të rolit kritik të Kongresit amerikan mbi fatin e marrëdhënieve Iran-SHBA në përgjithësi dhe krizës në lidhje me programin bërthamor të Iranit, disa anëtarë të vlerësuar të Kongresit duhet të dinë se kur ka filluar historia bërthamore, pse iranianët janë kaq të bindur të zhvillojnë teknologjinë bërthamore – dhe pse kanë paguar një çmim kaq të lartë për të – dhe cila është rruga më e mirë për t’i dhënë fund diskutimit për programin bërthamor dhe armiqësisë që zgjat me dekada mes dy kombeve të mëdha të Iranit dhe Shteteve të Bashkuara.

Kur ka filluar kjo histori?

Në vitin 1957, gjatë sundimit të Shahut, Shtetet e Bashkuara hodhën themelet e një Iranit bërthamor nën kujdesin e programit të Ajzenhauerit (Eisenhower) të quajtur “Atomet për Paqe.” Shtetet e Bashkuara ndërtuan objektin e parë bërthamor të Iranit – Reaktorin Kërkimor të Iranit (Tehran Research Reactor - TRR) – në vitin 1967. Në vitin 1976, presidenti Gerald Ford miratoi Memorandumin e Vendimit për Sigurinë Kombëtare 324, për  të mbështetur ambicien e Shahut dhe për të ndihmuar Iranin në formulimin e një plani për të ndërtuar 23 reaktorë bërthamorë.

Franca nënshkroi një kontratë afatgjatë me Iranin për bashkëpunim bërthamor dhe për pasurim. Gjermania bëri marrëveshje më të mëdha për të ndërtuar centrale bërthamore për Iranin. Ndërsa britanikët nënshkruan marrëveshje për t’i furnizuar ata me uranium.

Shahu nuk nisi një program bërthamor ushtarak. Megjithatë, në vitin 1974 kur u pyet nga një gazetar francez nëse Irani do të vazhdonte ndërtimin e armëve bërthamore, ai u përgjigj: “Sigurisht, dhe më shpejt nga sa mendoni.” Amerikanët gjithashtu e dinin mirë se ai do të ndërtonte një bombë bërthamore. Një raport i CIA-s në vitin 1974 deklaroi: “Nëse [Shahu] është (akoma) gjallë në mesin e viteve ’80 dhe nëse vende të tjera [veçanërisht India] kanë vazhduar me zhvillimin e armëve, nuk kemi asnjë dyshim se Irani do të ndjekë shembullin e tyre.” Por Shtetet e Bashkuara dhe Perëndimi bënë një sy qorr, pavarësisht të gjitha shenjave që tregonte qëllimet e Shahut për të ndërtuar armë bërthamore.

 

Pse Irani është kaq i bindur të vazhdojë projektin e tij bërthamor?

Një pyetje e llogjikshme që shumë mund ta bëjnë është, “Pse Irani e fshehu programin bërthamor të pasurimit, nëse kishte qëllime paqësore?” Gjithashtu, “Pse Irani është kaq i bindur të vazhdojë projektin e tij bërthamor pavarësisht presionit të madh të ndërkombëtarëve për shkak të kësaj? Shumë në Kongress pohojnë se e vetmi shpjegim i llogjikshëm për këmbënguljen e Iranit është se ai don të zhvillojë aftësitë për të ndërtuar një bombë bërthamore.

Për sa i përket përgjigjes për pyetjen e parë, menjëherë pas revolucionit, Irani fshiu të gjitha ambiciet e Shahut dhe ShbA-ve për programin bërthamor – përfshirë pasurimin dhe projektet e ripërpunimit – dhe 23 centralet bërthamore të propozuara nga Shtete e Bashkuara. Megjithatë, Iranit iu desh të mbante Reaktorin Kërkimor Iranian nga Shtetet e Bashkuara për qëllime mjeksore; të mbaronte termocentralin Bushehr, i cili ishte 90{[yuzde]} i kompletuar (gjithashtu rreth 8 miliardë marka gjermane u ishin paguar tashmë gjermanëve për projektin). Karburanti u sigurua nga Franca me anë të kontratës së tyre të përbashkët për të cilat kishin paguar tashmë 1 miliard dollarë. Megjithatë, pas revolucionit, Shtete e Bashkuara, Franca, Gjermania, Mbreteria e Bashkuar dhe vende të tjera perëndimore i dhanë fund bashkëppunimit me Iranin për programin bërthamor. Për më tepër, për shkak të presionit të Shteteve të Bashkuara, vendet jo-perëndimore si Kina dhe Argjentina u detyruar gjithashtu të ndalonin bashkëpunimin bërthamor me Iranin.

Nga mesi i veteve 1980 e deri në vitet 1990, kam qënë i përfshirë në përmirësimin e marrëdhënieve të Iranit me Europën. Gjatë kësaj periudhe në mbi 300 takime, u kërkova zyrtarëve gjermanë që të kompletonin termocentralin bërthamor Bushehr për të cilin ishin paguar tashmë. U thashë: “Nëse ju nuk e përfundoni punën, bazuar në angazhimin tuaj kontraktual, Irani do ta përfundonte atë gjithsesi dhe nuk do të ketë zgjidhje tjetër veçse të kërkojë të jetë i vetëmjaftueshëm dhe të prodhojë madje lëndën djegëse në vend.”

Si rezultat i këtyre zhvillimeve, Shtetet e Bashkuara dhe Perëndimi nuk i lanë zgjidhje tjetër Iranit veçse të ndërtonte programin e vet bërthamor.  Në rrethana të tilla, ishte e qartë se nëse Irani donte të kishte një program të tillë, Shtetet e Bashkuara nuk do ta lejonin këtë. Në fakt, kundështimi i fortë i Perëndimit ndaj qëllimit të Iranit për të ushtruar të drejtën e tij sipas Traktatit Bërthamor të Mospërhapjes (NPT), e ktheu problemin nga mohim të disa teknologjive, në ngacmim dhe disktriminim të poshtër, duke thënë: “Çdo komb mund të ushtrojë të drejtën e tij nën NPT-në për të pasur aftësi bërthamore, por jo ju, iranianë.” Kur u mor vesh se Perëndimi kishte ndërmend ta trajtonte Iranin si qytetarët të dorës së dytë në komunitetin ndërkombëtarë, ose të paktën ky ishte përceptimi në Iran, dy ndjenja të mëdha sicio-psikologjike dolën në pah.

E para, kultura e rezistencës: gjatë historisë së tyre të gjatë, iranianët janë pushtuar dhe mposhtur vazhdimisht nga “armiqtë e jashtëm” përfshirë grekët, romakët, arabët, mongolët, turqit, osmanët, britanikët dhe rusët. Këto pushtime dhe mposhtje kanë  kultivuar një ndjenjë të thellë viktimizimi.  Nuk është aspak e çuditshme që iranianët shpesh kërkojnë drejtësi, janë luftëtarë, dhe në këtë mënyrë i rezistojnë fuqive dhe presionit të jashtëm.

E dyta,  këmbëngulja e Iranit vjen nga ndjenjat e forta nacionaliste – dmth, krenaria kombëtare – dhe kjo është ndoshta forca që i vë në lëvizje. Kjo ndjenjë ka ardhë nga trashëgimia kulturore dhe civilizimi i gjatë.

Ndërkohë që Irani mbështet një marrëveshje bërthamore, një sondazh i muajit shtator nga Universiteti i Marylandit tregon se 70{[yuzde]} e iranianëve e kundërshtojnë çmontimin e gjysmës së centrifugave ekzistuese në Iran. Ndërsa 75{[yuzde]} i kundërshtojnë kufizimet në aktivitetin kërkimor të Iranit. Sondazhi gjithashtu tregon se një shumicë e konsiderueshmë e iranianëve thonë se është e nëvojshme që Irani të ketë një program bërthamor. Kjo mbështetje e madhe përballë presionit të ndërkombëtarëve thekson rolin që luan nacionalizmi iranian në çështjen bërthamore me Perëndimin.

 

Rruga përpara

Gjatë tre dekadave, Shtetet e Bashkuara kanë ushtruar të gjitha masat, përveç ndërhyrjes ushtarake, për të sjellë një ndryshim regjimi në Iran. Për arsye, të cilat i kam shpjeguar në librin tim të fundit “Irani dhe Shtetet e Bashkuara: Një vështrim i brendshëm i të kaluarës së dështuar dhe rrugës së paqes,” të gjitha përpjekjet kanë dështuar dhe ndryshe nga sa mendohet sot, Irani është vendi më i qëndrueshëm dhe më i fuqishëm në rajon.

Kriza aktuale në Lindjen e Mesme, e cila ka përfshirë luftëra civile, konflikte sektare dhe ngritjen e versionit më të rrezikshëm të terrorizmit, ka krijuar një kontekst të ri gjeopolitik për Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të cilat po rishqyrtojnë tri dekada të një politike të dështuar ndaj Iranit. Kohët e fundit, zëvendës presidenti amerikan Joe Biden akuzoi aleatët kryesorë të Amërikës në Lindjen e Mesme se kanë lejuar ngritjen e Shtetit Islamik duke i mbështetur ekstremistët me para dhe armë për të rrëzuar qeverinë e Bashar al-Asadit në Siri.

Është interesante se problemi i programit bërthamor të Iranit, i cili ishte bërë nyja gordiane në marrëdhëniet Amerikë-Iran, mund, nëse zgjidhet, të shndërrohet në një trampolinë për bashkëpunim strategjik mes dy shteteve për restaurimin e sigurisë dhe stabilitetit në rajon.

Për të arritur marrëveshjen finale më 24 nëntor, Irani dhe negociatorët e EU3, që tani kanë adresuar tre fusha kryesore për diskutim: e ardhmja e reaktorit të ujit në Arak, e ardhmja e uzinës së pasurimit Fordo dhe çështja e qasjes më të madhe në objetet bërthamore të Iranit për inspektorët e Agjencisë Ndëkombëtare të Energjisë Atomike. Mbështetja e Kongresit amerikan do të ishte e dobishme për suksesin e negociatave bërthamore me Iranin si dhe për të zgjidhur mosmarrëveshjet e mbetura më 24 nëntor, duke i dhënë fund dekadave të armiqësisë mes Uashingtonit dhe Teheranit. Duke hapur kështu dyert e një bashkëpunimi të rëndësishëm që synon të luftojë rritjen e terroristëve dhe shfaqjen e kalifatit të terrorit.

Burimi: Al Monitor