Xhamia e re hapet në Pocatello, Idaho, SHBA
Shoqëria Islamike e Idahos Lindore ka një vend të ri për ta quajtur shtëpi. Një xhami e re muslimane hapi dyert e saj të premten në Pocatello.
Kjo është xhamia e parë, e vetme, në Idahon Lindore. Xhamia tjetër më e afërt është në Logan të shtetit Utah, nja dy orë larg me makinë.
Xhamia e re ka kapacitet ku mund të tubohen rreth 200 besimtarë, e cila nuk do të shërbejë vetëm për namaz, lutje.
Xhamia do të jetë një vend për festimin e muajit të bekuar të Ramazanit, dhe të jenë në dispozicion për të gjithë komunitetin, myslimanët dhe jo-myslimanët.
Projekti ka qenë në hartim, zhvillim, për më shumë se pesë vjet, dhe ka qenë një kohë e gjatë për komunitetin musliman në Pocatello.
Banorët që kanë qenë në këtë komunitet për më shumë se 30 vjet thonë vetë se kjo ishte si një ëndërr e cila doli e vërtetë, tha Daniel Hummel, Sekretari i Shoqërisë Islame.
Çdokush është i mirëpritur për të marrë pjesë në Namazin e Xhumasë. Hytbeja apo predikimi i parë do të jetë në gjuhën arabe rreth orës 13:20, kurse në orën 14:30 predikimi do të bëhet në gjuhën angleze.
Tani ne kemi një xhami të madhe. Një xhami të madhe tradicionale, tha Abdullah Althawad. Kjo xhami është simboli, shenja jonë e re, kështu që ne jemi shumë të ngazëllyer këtu.