NATO duhet të detyroj Turqinë të ndalon mbështetjen për ISIL-in
NATO duhet të detyroj Turqinë të ndalon mbështetjen e saj të padeklaruar për militantët tekfiristë të ISIL-it thotë zëvendës kryetarja e parlamentit gjerman.
Aleanca ushtarake perëndimore ka nevojë për të detyruar Ankaranë për të zhvendosur politikën e saj drejt mbështetjes për Partinë e Punëtorëve të Kurdistanit (PKK), ka shtuar Claudia Roth.
Gjermania duhet të bëjë presion mbi Turqinë për të ndryshuar kursin dhe të rivlerësojë politikat e saj. Ajo, gjithashtu, tha se duhet të pyesni anëtarët e NATO-s për të bërë të njëjtën gjë.
Ajo kritikoi më tej qeverinë e Presidentit turk, Rexhep Tajip Erdogan për ndjekjen e një politikë të vrazhdë në Siri, për shkak se ai dëshiron që kurdët të dobësohen dhe luftëtarët e tyre të asgjësohen, duke thënë: Ajo që kemi mësuar është se zotni Erdogan nuk do mend, ka dëshirë që kurdët të ishin dobësuar dhe më pas asgjësuar.
Zëvendës kryetarja e Bundestagut ka refuzuar marrëdhënie të papranueshme të qeverisë turke me terroristët e ISIL-it, duke thënë se Turqia strehon një kamp militantë të ISIL-it në Stamboll.
Turqia ka lejuar edhe armët të transportohen në Siri përmes kufijve të saj. Gjithashtu, ISIS (ISIL) ka shitur naftën nëpërmjet Turqisë, kjo është e jashtëzakonshme, shtoi zëvendës kryetarja e parlamentit nga Partia e Gjelbër.
Ankaraja është akuzuar për dhënien e mbështetjes logjistike për militantët e ISIL-it dhe duke bërë të mundur kalimin e tyre nëpër territorin e saj.
Claudia Roth ka kritikuar më tej qeverinë gjermane e cila nuk i ka ndihmuar kurdët sirianë në luftën e tyre kundër militantëve të ISIL-it, duke thënë: Gjermania mund të kishte bërë shumë më shumë, jo vetëm duke dërguar ndihma humanitare.
Vërejtjet zëvendës e kryetares së Parlamentit gjerman dhe kryetarës së Partisë së Gjelbër erdhën pasi më shumë se 20.000 kurdë organizuan një miting proteste në qytetin perëndimor gjerman të Dusseldorfit të shtunën kundër sulmeve të terroristëve tekfiristë të ISIL-it në Siri.
Disa organizata kurde thuhet se kishin bërë thirrje për protestë që të ndalohen sulmet nga militantët ISIL-it në qytetet kurde në Siri, veçanërisht në qytetin e rrethuar të Kobanit.