Garat kombëtare të mësimit përmendësh të Kur’anit në Katar
Edicioni i 9-të i Garave Kombëtare të Katarit për mësimin përmendësh të Kur'anit të Shenjtë do të mbahet më 20 dhjetor 2014.
Sipas gazetës Raya, Garat Kur’anore me titull Shejh Ghanim bin Ali Al Thani do të mbahen në dy grupe, në njërin grup pjesëmarrës janë meshkujt dhe në grupin tjetër pjesëmarrëse janë femrat. Studentët e qendrave për mësimin përmendësh të Kur'anit në udhëheqjen e Ministrisë për Çështje Fetare-Islame në Katar do të marrë pjesë në këto gara.
Shejh Halid bin Muhammed bin Ghanim Al-Thani, mbikëqyrësi i këtij edicioni të Garave Kur'anore, tha se regjistrimi për Garat Kur’anore vazhdon deri më 26 tetor 2014.
Inkurajimi i vajzave dhe djemve për të marrë pjesë në Qendrat për Mësimin e Kur’anit Përmendësh dhe nxitjq e aftësive të nxënësve, studentëve, për mësimin përmendësh të ajeteve të Kur’anit dhe parimeve Texhvidit janë objektivat kryesore të Garave Kur’anore, shtoi ai.
Ekspertët e Kur'anit nga Katari, gjithashtu, deklaruan se leja për themelimin e një Qendre të Re Kur'anore të quajtur ”Shejh Ghanim” është lëshuar dhe qendra do të hapet në Katar në fillim të vitit 2015.