Hapet në Qerbela Ekspozita e Trashëgimisë Kulturore
Ekspozita e 2-të e Qendrës për Trashëgimi Kulturore të Qerbelasë u hap më 10 tetor 2014 në Bain-ul-Haramain, mes dy Xhamive të Shenjta në rajonin e qytetit të shenjtë, Qerbela, në Irak.
Sipas faqes të internetit të Al-Kafil, në ceremoninë e hapjes së ekspozitës morën pjesë Sejjid Ahmed el-Safi, kujdestar i Xhamisë së hazreti Abbasit, dhe një numër i personaliteteve fetare dhe kulturore ngsa krahina të ndryshme të Irakut.
Ekspozita paraqet trashëgiminë fetare dhe kulturore të qytetit të shenjtë të Qerbelasë nëpërmjet fotografive, dokumentarëve, dorëshkrime, etj
Sejjid Ihsan Al-Gharifi, drejtor i qendrës, ka thënë se mbajtja e ekspozitës është një program vjetor i qendrës i cili në fakt është një konkurs për të ofruar dokumente mbështetëse për qytetin, fotografi, libra, dorëshkrime dhe fotografi audio-vizuale.
Krijimi i identitetit fetar dhe civilizues në qytetin e shenjtë të Qerbelasë dhe ruajtjen e trashëgimisë së qytetit është objektivi kryesor i ekspozitës, ka shtuar ai.
Tablove të veprave të artit, fotografive, veprave historike dhe fetare të qytetit, biografitë e figurave të mëdha, aktivitetet e qendrës dhe trashëgimia kulturore dhe fetare e Xhamisë së Shenjtë të Imam Hysejnit janë paraqitur në seksione të ndryshme të ekspozitës.
Qendra për Trashëgimi Kulturore të Qerbelasë ka në plan të nisë një Zyre Informacioni të historisë së qytetit shenjtë dhe qytetërimit dhe për të kapërcyer hendekun midis brezave të vjetër dhe të rinj në këtë vend.