Analisti: Shtetet e Bashkuara kanë në plan të pushtojnë veriun e Sirisë nën flamurin e FSA-së
Një analist politik thotë se Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e saj po planifikojnë të vendosin mijëra trupa tokësore nën flamurin e të ashtuquajturës Ushtria e Lirë Siriane (FSA-akronimi në anglisht) në veri të Sirisë, raporton Press TV.
Jim W. Dean, kryeredaktor i Veterans Today, tha në një intervistë për Press TV të shtunën se forcat “do të vendosin një ushtri në terren, e madhe mjaftueshëm sa për të mbajtur ndoshta të gjithë veriun e Sirisë.”
Uashingtoni dhe aleatët e tij do të vendosin mijëra trupa atje në një situatë konfuzioni duke pretenduar se janë anëtarë të FSA-së, deklaroi analisti.
Analisti politik, kritikoi planin e përbashkët amerikano-turk për të trajnuar rreth 5 mijë terroristë nën flamurin e FSA-së, duke thënë se “impakti strategjik” në këtë fazë do të ishte “qesharak.”
Analisti politik komentoi rreth moralit të anëtarëve të FSA-së dhe tha se ata kanë qënë të nënshtruar ndaj ISIS-it dhe grupeve të tjera militante në Siri.
Analisti arriti në përfundimin se shumica e anëtarëve të FSA-së janë përfshirë në “rrëmbime, brabitje dhe plaçkitje” për të bërë para.
Shtetet e Bashkuara filluan shenjëstrimin e pozicioneve të tekfirsave terroristë të ISIS-it në Irak në muajin gusht. Uashingtoni gjithashtu ka nisur një fushatë ushtarake me aleatët e tij arabë kundër ISIS-it në Siri më 22 shtator.
Uashingtoni thotë se po godet pozicionet e ISIS-it në Irak dhe në Siri, por ka mosbesim në të dyja anët e kufirit në lidhje me objektivin e vërtetë të bombardimeve ajrore.
SHBA-të dhe aleatët e tyre rajonalë kanë qenë mbështetësit kryesorë të ISIS-it dhe grupeve të tjera militante që luftojnë kundër qeverisë së presidentit Bashar al-Assad në Siri.