Irani paralajmëron Turqinë në lidhje me praninë ushtarake në Siri
Irani ka paralajmëruar qeverinë turke kundër një ndërhyrje të mundshme ushtarake në Siri ndërkohë që tekfiristët terroristët të ISIS-it janë afër qytetit sirian të Kobanit në kufi me Turqinë.
Zëvendësministri i Jashtëmi Iranitpër ÇështjetArabedhe AfrikaneHosseinAmir-Abdollahian tha të enjtenseTeheranidheTurqiajanënëkonsultimmbisituatën nëqytetinkurd, duke vënë në dukjeseRepublika Islamikeka paralajmëruarTurqinëkundëroperacionevetokësorenë Siri.
Ai shtoi se po zhvillohen negociata në lidhje me situatën në Siri dhe se Teherani dhe Ankaraja po mundohen të gjëjnë një zgjidhje për krizën në Kobani.
“Gjatë konsultimeve tona paraprake me Turqinë, kemi parë se ky vend nuk dëshiron një përshkallëzim të krizës në rajon. Në shpresojmë se do të luajë një rol pozitiv në këtë drejtim,” shtoi ministri i jashtëm iranian.
Diplomati iranian deklaroi se Irani dhe Turqia po diskutojnë në lidhje me Sirinë. Irani beson se Turqia mund të luajë një rol efektiv në lehtësimin e kthimit të të zhvendosurve në shtëpitë e tyre.
Duke shpjeguar zgjidhjen e Iranit për krizën e tanishme në Kobani, Amir-Andollahian tha: “Po zhvillohen bisedime rajonale për këtëçështje dhe ne shpresojmë se do të merren masa serioze në lidhje me këtë.”
“Republika Islamike e Iranit do të ndërmarrëçdo veprim të nevojshëm për të ndihmuar kurdët në Kobani në përputhje me mbështetjen e tij për qeverinë siriane në luftën kundër terrorizmit,” shtoi Amir-Abdollahian.
Kobani dhe rrethinat e tij kanë qënë nën sulm që nga mesi i muajit shtator nga ISIS-i, i cili ka marrë dhjetra fshatra kurde përreth. Beteja qëpo zgjat prej javësh për qytetin strategjik ka detyruar afërsisht 200 mijë njerëz që të strehohen në Turqi.
Më 2 tetor, ligjvënësit turq kaluan një mocion kontrovers që autorizon qeverinë të ndërmarrë operacione ushtarake kundër tekfirsave terroristë të ISIS-it në Siri dhe Irak.
Vendimi i parlamentit erdhi disa ditë pasi qeveria turke vendosi 15 tanke në qytetin kufitar të Mursitpinar, në veri-perëndim të qytetit kufitar sirian Ain al-Arab, i njohur nga kurdët si Kobani.
Nënjë bisedë telefonikemehomologun e tij turkMevlutKavusoglu, më2 tetor,Ministri i JashtëmiranianMohammadJavadZarif iu referuar vendimit të parlamentit turk për të lejuar operacionet ushtarake në Irak dhe Siri, duke shprehur shqetësim në lidhje me çfarëdo mase që mund të ndërlikojë më tej situatën në rajon.