Derrin e coftë e lanë pranë xhamisë në Francë
Pranë Xhamisë në Pontarlier në Franche-Comté në Francën lindore të hënën, është lënë një derr i coftë.
Le Nouvel Observateur ka raportuar se Tahar Belhadj, kryetar i federatës rajonale të Xhamisë së Madhe të Parisit, e kishte dënuar këtë përdhosje të qëllimshme te një vend adhurimi dhe denoncoi islamofobinë kronike në veprim në Franche-Comte.
Xhamia në Franche-Comte, ishte në shënjestër në mënyrë të përsëritur me mbishkrime raciste, fashiste dhe sioniste gjatë vitit të kaluar - në muajin shkurt, gusht dhe nëntor – kurse në muajin dhjetor koka e një derri dhe veshët e derrit janë lënë pranë xhamisë.