Numër rekord i haxhinjve sirianë këtë vit
Numri i haxhinjve arabë këtë vitë është 265.217 haxhinj, sipas shënimeve të publikuara nga National Tawafa Establishment for the Pilgrims of the Arab Countries.
Egjipti kryeson listën e numrit të haxhinjve arabë me 68.749, pastaj vjen Algjeria me 28.543, Maroku me 26.790, dhe Iraku me 26,259 haxhinj.
Nga Sudani erdhën 25.719 haxhinj, ndërsa numri i haxhinjve nga Jemeni, pavarësisht krizës në vend, ishte 19.360 haxhinj. Numri i haxhinjve jordanezë është më shumë se 10.000 haxhinj.
Për herë të parë në tri vjet, haxhinjt sirianë erdhën me numër rekord këtë vit, 9.185 haxhinj, Koalicioni Kombëtar ka marrë përsipër detyrën e organizimit të dërgimit të haxhinjve nga kryeqytetet e vendeve përreth Sirisë, domethënë nga Bejruti, Ammani, Kajro dhe Ankaraja.
Numri i haxhinjve sirianë që kryen haxhillëkun dy vjet më parë ishte më i vogli ndër haxhinjt arabë, vetëm 1.000, ndërsa vitin e kaluar ishin 4.000 haxhinj. Numri i tyre është rritur dy herë këtë vit, duke hedhur poshtë thashethemet e atyre që thanë se po pengohen që të kryejnë këtë obligim të shenjtë.
Numri i haxhinjve nga Tunizia është 8.895, nga Somalia 7.142 dhe një numër më i vogël erdhi nga Libia me 6.123 haxhinj, kështu kuota e haxhinjve që erdhën nga vendet arabe u reduktua me 20 për qind për shkak punimeve për zgjerimin e vazhdueshëm të hapësirës në Qabe.
Numri i haxhinve palestinezë nga Ramallahu dhe nga Rripi i Gazës ishte 5. 990 haxhinj, kundrejt 1.577 haxhinjve palestinezë arabë nga territoret e vitit 1948, 99 haxhinj palestinezë erdhën me dokumente siriane, 98 me dokumente libaneze dhe vetëm një haxhi palestinez erdhi me dokumente jordaneze.
Statistikat Kombëtare për Haxhinjt nga Shtetet Arabe kanë regjistruar 5.204 haxhinj libanezë, nga të cilët 1.200 ishin haxhinj palestinezë që jetojnë në Liban.
Nga Kuvajti dhe Omani erdhën 16.000 haxhinj. Nga Mauritania erdhën 2.515 haxhinj, nga Xhibuti 874, Komoret 844, dhe nga Eritrea, erdhën 432 haxhinj.
Surprizë ishte hyrja e haxhinjve ndërkombëtarë nga Azia, Evropa dhe Amerika e Jugut përmes vendeve arabe, duke përfshirë 4 kolumbianë, 17 kinezë, 93 indonezianë, 39 pakistanezë, 37 malajzianë, 15 turq, 11 brazilianë, 8 venezuelianë, 7 uzbekë, 7 rusë, 5 australianë, 2 panamezë dhe nga një haxhi nga nga Paraguai, Mianmari, Danimarka, Gjermania, Uganda, Makau, Italia dhe Bosnja.
Aeroporti Ndërkombëtar Mbreti Abdulaziz ka pranuar numrin më të madh të haxhinjve me 121.139 haxhinj, pastaj vjen Porti Islam në Xheddah me 13.375 haxhinj, ndërsa Aeroporti Ndërkombëtar Princi Muhammed bin Abdulaziz në Medine pranoi 89.002 haxhinj, kurse 5.677 haxhinj arabë erdhën përmes rrugëve tokësore.