Kulturë

Tetë qendra virtuale për mësimin përmendësh të Kur’amit

Huxhat ul- Islam Sejjid Muhammed Kazim Mousavi
Huxhat ul- Islam Sejjid Muhammed Kazim Mousavi

Tetë qendra virtuale për mësimin përmendësh të Kur'anit janë planifikuar, tha një zyrtar i Organizatës për Çështje Fetare dhe të Bamirësisë. 

 

Huxhat ul- Islam Sejjid Muhammed Kazim Mousavi tha për Agjencinë e Lajmeve Fars se ka disa individë që janë të gatshëm për të mësuar Kur’anin përmendësh, por nuk janë në gjendje për të marrë pjesë në kurse për hafizë.

 

Qendra virtuale për mësimin përmendësh të Kur'anit do të ndihmojë këta individë për të mësuar përmendësh Kur'anin, shtoi ai.

 

Ai vuri në dukje se këtë qendra do të fillojnë në disa krahina të Iranit,  duke përfshirë qytetet Kum, Isfahan, Fars, Teheran dhe Kermanshah.

 

Huxhat ul- Islam Sejjid Muhammed Kazim Mousavi,  tha, gjithashtu,   se më shumë se 300.000 persona kanë nënshkruar për të marrë pjesë në mësimin përmendësh të Kur'anit.  

 

Ai vazhdoi duke thënë se kurset për mësimin përmendësh të Kur’anit mbahen në xhami dhe qendra fetare në të gjithë Iranin.