Franca

Franca destinacioni më i popullarizuar turistik për muslimanët

Franca është shfaqur si destinacioni më i dëshiruar turistik në Evropë për turistët myslimanë, veçanërisht në mesin e turistëve të Malajzisë, sipas një sondazhi të turistëve në Lindjen e Mesme dhe Azinë Juglindore.  

 

Nga 400 muslimanë të anketuar nga Arabia Saudite, Malajzia, dhe Emiratet e Bashkuara Arabe, 30 për qind prej tyre e përmendin  Francën si destinacionin e tyre në Evropë, pastaj vjen Anglia dhe Italia, të dyja me rreth 28 për qind, kurse Gjermania dhe Turqia janë në vendin e tretë , të dyja me 26 për qind.

 

Franca është veçanërisht e popullarizuar në mesin e turistëve nga  Malajzia, 28 për qind e të cilëve e përmendin Francën.

 

Rezultatet e Indeksit të  Udhëtimeve të Muslimanëve 2014 janë shpallur këtë javë nga të Konferenca e Turizmit Hallall të zhvilluar në Andalucia, (Andaluzi) në Spanjë.  

 

Sipas raportit, Sektori i Turizmit Hallall ishte me vlerë prej  $ 140.000.000.000 në vitin e kaluar, duke përfaqësuar 13 për qind të shpenzimeve të udhëtimit të përgjithshëm dhe pritet të rritet në 192 miliard dollar në vitin 2020.

 

Një raport tjetër nga Dinar Standard parashikoi, gjithashtu, se 14 për qind e udhëtimeve ndërkombëtare do të ndërmerren nga muslimanët deri në vitin 2020.

 

Vetëm në Britani të Madhe, vizitorët nga Lindja e Mesme kanë shpenzuar £ 1100000000 (1.8 miliardë dollar ) në vitin 2013.

 

Këtu janë shënuar destinacionet kryesore evropiane për udhëtarët muslimanë sipas Indeksit të Udhëtimeve të Muslimanëve 2014.