Iraku

Objekte të paçmueshme në tregun e zi

Trashëgimia e Irakut tashmë pësoi një goditje të madhe nga  paligjshmëria dhe grabitjet që pasuan nga përmbysja e kryetarit Sadam Husseinit nga forcat e udhëhequra nga SHBA në vitin 2003

 

Artefakte të lashta irakiane janë duke u shfaqur në tregun e zi, kurse  militantët shërbejnë si ndërmjetësues për t’i shitur thesaret me vlerë të paçmueshme, thanë zyrtarët irakianë dhe perëndimorë.

 

Militantët kanë fituar pakëz përvojë për të bërë tregti me artefakte të lashta pas marrjes nën kontroll të pjesëve të mëdha të Sirisë, por kur ata e pushtuan qytetin verior të Irakut, Mosul dhe të krahinës Ninive në qershor 2014, ata fituan qasje në pothuajse 2.000 nga  12.000 vende arkeologjike të regjistruara të Irakut.

 

Mesopotamia, pjesë e moderne e Irakut sot, ishte në mesin e civilizimeve më të hershme. Emri i saj në gjuhën  greke  ka kuptiminnë mes të lumenjve, një referencë ndaj lumenjve Tigër dhe Eufrat,  që e bëri atë një qendër të pasur për bujqësi, tregti dhe një udhëkryq të qytetërimeve.     

 

Pjesa e Ninivës dhe Babilonisë,  ku kopshtet e varura të cilat ishin një nga shtatë mrekullitë e botës së lashtë, vendi ishte në vend-banimi i Sumerëve që na kanë dhanë formën më të hershme të shkrimit, para rreth 5.100 vjetëve.

 

Duke folur në një konferencë në Organizatën e Kombeve të Bashkuara, Angjencia Kulturore e UNESCOS në Paris, paralajmëroi për rrezikun ndaj trashëgimisë së Irakut, Kais Hussein Rashid, kreu i Muzeut të Bagdadit, tha se grupet e organizuara ishin duke punuar në koordinim me ISIL-in.

 

“Është mafia ndërkombëtare për artefaktet”, u tha ai gazetarëve. Ata identifikojnë objektet dhe të thonë atë që ata mund të shesin, tha ai. Që disa nga këto objekte kanë qenë më shumë se 2.000 vjet të vjetra dhe është vështirë të dihet saktësisht vlera e tyre.

 

Duke cituar zyrtarët lokalë,  Kais Hussein Rashid tha se shembulli më i madh i grabitjeve deri tani kishte ndodhur në pallatin e madh në Kalhu të Mbretit Asirian,  Ashurnasirpal II, shekullu i IX para Krishtit.

 

Pllakat e Asirisë janë vjedhur dhe u gjetën në qytetet evropiane, tha ai. Disa nga këto objekte janë prerë dhe janë shitur pjesë-pjesë, apo copa-copa, tha ai, duke iu referuar një pllake të një demi me krahë.

 

Një tjetër tjetër zyrtar irakian, i cili refuzoi të japë emrin e tij, tha se objektet, gjithashtu, janë duke u nxjerrur edhe në shtetet fqinje si Jordani dhe Turqia, prandaj është e nevojshme për të bërë më shumë për të ndaluar artikuj të tillë të kalojnë kufijtë e tyre.

 

Gjërat po shkojnë përtej kufijve tanë dhe në shtëpitë ankand jashtë vendit, tha ai. Për fat të keq, shumë nga të ardhurat e këtyre objekteve do të përdoren për financimin e terrorizmit.

 

Një diplomat perëndimor tha se është shumë herët për të vlerësuar saktësisht se sa objekte të lashta nga Iraku kanë dalur jashtë kufijnve.

 

Ne kemi parë qindra miliona dollarë vlerë të objekteve të lashta siriane që janë plaçkitur, kështu që nuk është e arsyeshme të presim të njëjtën gjë për Irakun, tha ai.

 

          Këmbanat e alarmit

 

Ngjarja e UNESCO-s, e cila i solli së bashku diplomatët, zyrtarët dhe ekspertët për trashëgiminë e Irakut, vjen përpara Asamblesë së Përgjithshme në muajin e ardhshëm të trupit kulturor botëror, në të cilën Franca do të paraqesë një rezolutë për të rritur ndërgjegjësimin në mesin e shteteve anëtare dhe të krijohet një mision për të ndihmuar Irakun për të vlerësuar dëmin.

 

Kur dhjetëra mijëra njerëz janë duke vdekur, a duhet të jemi të shqetësuar në lidhje me zhdukjen kulturore? Po, sepse trashëgimia bashkon dhe kultura ofron dialogu që grupet fanatike duan për ta shkatërruar, tha ambasadori i Francës në UNESKO, Philippe Lalliot.

 

Trashëgimia e Irakut tashmë pësoi një goditje të madhe nga  paligjshmëria dhe grabitjet që pasuan që nga përmbysja e kryetarit, Sadam Husseinit nga forcat e udhëhequra nga SHBA në vitin 2003, kur plaçkitësit dogjën ndërtesat dhe vrapuan jashtë me thesaret mijëra vjet të vjetra.

 

Megjithatë, militantët kanë shkatërruar varrezat, xhamitë, kishat dhe kanë djegur dorëshkrime dhe arkivat e çmuara.

 

Sulmet të përkujtojnë sulmet në tempujt e Afganistanit dhe në Mali, militantët në Mosul shkatërruan statujat e Othman al-Mousuli, një muzikant dhe kompozitor i Irakut i shekullit  XIX-të dhe të Ebu Tammam, një poet arab i kohës së Abasidëve.