Shoqata Kur'anore e Ballukistanit: Djepi i aktiviteteve Kur'anore
Shoqata e Kënduesve të Kur'anit në provincën Ballukistan të Pakistanit është e përfshirë në mënyrë aktive në trajnim kënduesve të Kur'anit dhe hafizëve të Kur’anit në çdo anë të Ballukistanit.
Fadhël Hak, Sekretari i Përgjithshëm i Shoqatës tha për agjencinë IKNA se ajo konsiderohet si një nga qendrat më të mëdha Kur'anore të provincës.
E themeluar rreth 10 vjet më parë, qendra ka 175 këndues të Kur'anit dhe 70 hafizë të Kur'anit si anëtarë.
Ka edhe shumë këndues dhe hafizë të Kur’anit që bashkëpunojnë me qendrën.
Shoqata Kur’anore zhvillon aktivitete të ndryshme tha ai, gjithashtu, mban kurse mbi parimet e texhvidit, kurse për hivz, mësimin përmendësh të Kur’anit, dhe të komentimit të Kur’anit.
Shoqata Kur’anore ka botuar dhjetëra libra në shkencat Kur'anore dhe parimet e Texhvidit në gjuhën urdu, arabe dhe Pashtu, shtoi ai.
Gara të ndryshme Kur’anore në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar, gjithashtu, janë organizuar nga Shoqata në Pakistan me pjesëmarrjen e kënduesve të shquar egjiptian të Kur'anit si Muhammed Tajib Hamdan dhe Mahmud Al Shahat, tha Hak.
Ai vuri në dukje se disa nga studentët e qendrës kanë përfaqësuar Pakistanin në Garat Ndërkombëtare të Kur'anit në Kuvajt, Bahrein, dhe Algjeri.
Në vende të tjera në fjalën e tij, Hak bëri thirrje të gjithë muslimanët që të ndjekin rendin hyjnor në këtë ajet të shenjtë Kur'anit (Surja Ali Imran, ajeti 103), i cili thotë:
“Të gjithë mbahuni fort për litarin e Allahut (Kur’anin) dhe mos u përçani....”