Suudi Arabie

Katër militantë sauditë u dënuan me vdekje

Katër terroristë të dyshuar sauditë janë dënuar me vdekje, ndërsa 16 të tjerë janë dënuar me burgim prej 2 deri 23 vjet, dhe ndalohen për të udhëtuar jashtë shtetit, kështu raportoi të dielën, the Saudi Press Agency.  

 

Të pandehurit, të cilët i përkisnin një qelize terroristësh prej  94-anëtarësh, janë akuzuar për lëshimin e dekreteve fetare kundër sundimtarëve sauditë, duke bërë përgatitjet për të zhvilluar një luftë kundër Mbretërisë Saudite dhe për të sulmuar instalimet e naftës në Arabinë Saudite.  

 

Verdiktet u lëshuan nga një gjykatë e specializuar penale në Riad.