O.J. Simpson do të përqafon Islamin
I mbyllur në një burg në Nevada, që nga viti 2008, dhe ka refuzuar një apel të fundit, O.J. Simpson e ka vendos me përqafuar Islamin, dhe ka në plan për t’u bërë musliman.
The National Enquirer raporton se Simpson, 67 vjeçar, u bë i interesuar për fe përmes shokëve të burgut dhe u vu në kontaktedhe me ish-boksier Mike Tyson, i cili është musliman i devotshëm.
O.J. Simpson me të vërtetë mendon se ai do të jetë i suksesshëm në një përpjekje për një gjykim të ri dhe eventualisht të lirohet nga burgu, tha një person, përbrenda burgut, për The National Enquirer.
''Por tani ai nuk është i pranueshëm për falje deri në fund të vitit 2017, gje e cila e ka zemëruar atë.
I poshtëruar, ylli 67-vjeçar është interesuar për fenë përmes miqësisë së tij me ish-kampionin botëror në boks në kategorinë e rëndë, Mike Tyson, i cili ishte burgosur në fillim të viteve 1990 dhe është një musliman i devotshëm.
Simpson po e studion Kur’anin, por nuk arriti që me sukses të agjëroi gjatë tërë muajit të shenjtë të Ramazanit.
Një zë i brendshëm më tha: O.J. Simpson, nuk e keni kaluar siç duhet procesin e tërë agjërimit.
''Ai ishte mashtruar, habitur, një ditë, kur gjatë ditës, bleu një hamburger në restorantin e burgut. Por ai, me gjithë ate, me të vërtetë, e ka marrë seriozisht përqafimin e fesë Islame.
O.J.Simpson e ka punuar vetë një sixhade për t’u falur në qelinë e burgut. Ai vërtetë është i lumtur për idenë se pasi të përqafon Islamin të gjitha gjynahet, mëkatet e mëparshme falen. O.J. Simpson ka shumë për t’ju falur.”