Iraku

Forcat kurde sulmojnë ISIL-in në tri fronte në Irak

Forcat Kurde Peshmerga kanë kryer operacione ushtarake në tri fronte në veri të Irakut kundër terroristëve tekfiristë të ISIL-it ose të ashtuquajturit Shtet Islamik i Irakut dhe Levant (ISILl).  

 

Komandantë të lartë kurdë, duke folur në kushte anonimiteti, thonë  se luftëtarët Peshmerga i nisën sulmet para agimit mbi pozicionet ISIL-it në qytetin kufitar Rabia që ndodhet në veriperëndim të Mosulit në mëngjes të martën.

 

Zyrtarët ushtarakë kurdë thonë se forcat e tyre kanë hyrë në qytetin  Rabia dhe janë angazhuar në përleshje të rënda me militantët e ISIL-it, pasi kanë  çliruar fshatrat Saudijah dhe Mahmudijeh.

 

Sipas burimeve ushtarake, trupat kurde, gjithashtu, filluan një ofensivë të ngjashme në afërsi të qytetit Zumer në Irakun verior.

 

Diku tjetër në fushën e betejës, forcat kurde arritën të çlirojnë  fshatrat rreth qytetit Dakuk, në jug të qytetit kryesor të naftës,  Kirkukut. Zona ka qenë nën kontrollin e tekfiristëve të ISIL-it, që nga 10 qershori 2014.

 

Gjenerali kurd, V. Resul tha: Forcat kurde kanë çliruar fshatrat Sad dhe Haled. Forcat Kurde Peshmerga kanë marrë kontrollin e plotë të zonës, pas luftimeve të ashpëra.