Egjipt

Egjipti burgosi edhe 68 përkrahës të Vëllazërisë Muslimane

Gjyqtari Muhammed Ali Al-Faki  i dënoi 63 të pandehur me 15 vjet burg, kurse pesë të tjerë me 10 vjet.

 

Një gjykatë egjiptiane, të marten, ka dënuar 68 përkrahës të Vëllazërisë Muslimane me burgim, kanë thënë burimet gjyqësore,  që lidhen me një rast, kur është përdorur dhuna vdekjeprurëse një vit më parë pas rrëzimit të ushtrisë së kryetarit të zgjedhur Muhammed Mursi.

 

Të gjithë u gjetën fajtorë për vrasjen e 30 njerëzve dhe me qëllim për të vrarë të tjerë në Kajro më 6 tetor 2013, kur më shumë se 50 njerëz kanë vdekur në përleshjet në të gjithë vendin mes kundërshtarëve dhe mbështetësve të kryetarit Muhammed Mursi.

 

Gjyqtari Muhammed Ali Al-Faki i ka dënuar 63 të pandehurit 15 vjet  burg dhe pesë të tjerë  me nga 10 vjet.

 

Grupet ndërkombëtare dhe egjiptiane të të drejtave të njeriut kanë shprehur alarmin mbi një goditje gjithnjë e më të gjerë të mospajtimit nga autoritetet që nga koha kur shefi i atëhershëm i ushtrisë, Abdel Fattah al-Sisi mori pushtetin në muajin korrik të vitit 2013.

 

Mijëra mbështetës të Vëllazërisë Muslimane janë në burg dhe goditja e shtetit gjatë vitit të kaluar është zgjeruar duke përfshirë aktivistë liberalë dhe laikë, të cilët kanë luajtur një rol udhëheqës në kryengritjen e vitit 2011,  kryengritje e cila përmbysi Husni Mubarakun.